Pas humbjes në Champions, Juventusi ringrihet duke fituar në kampionat me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj Sassuolos, falë 3 golave të argjentinasit Paulo Dybala.
Në ndeshjen e tij të 100 me Juventusin, sulmuesi shënoi në minutën e 16, 49 dhe 63.
Ndërkohë, goli i vetëm për Sassuolon u shënua nga Politano, në minutën e 51.
Me këtë fitore, Juventusi bashkohet me Interin në krye të klasifikimit të Serisë A, me 12 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=PbgYFjHYdTo