71 HEC-e në Zonat e Mbrojtura – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

71 HEC-e në Zonat e Mbrojtura

11:17 | 13/10/2016
në Uncategorized
0

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të këtij viti në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, ka gjetur se brenda rrjetit të Zonave të Mbrojtura janë 71 HEC-e. Nga këto HEC-e, 6 janë ndërtuar para viteve ‘90.

Janë ndërtuar pas viteve ‘90 dhe që kanë filluar prodhimin 21 HEC-edhe janë në proces ndërtimi 44 HEC-e. Vetëm në Rrethin e Librazhdit janë ndërtuar dhe janë në proces ndërtimi gjithsej 40 HEC-e brenda zonave të mbrojtura.

KLSH i ka lënë detyrë AKZM të nxjerrë të gjitha lejet e dhëna për HEC-et dhe në bazë të koordinatave, të nxirren sa prej tyre janë dhënë brenda Zonave të Mbrojtura dhe në bashkëpunim me Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, të qartësohet përfundimisht numri i tyre dhe dokumentacioni i dhënë për pajisjen me leje mjedisore.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

KLSH ka kërkuar që të kryhet kontrolli për të saktësuar kontratat e lidhura dhe sistemet e koordinatave, njëkohësisht dhe sipërfaqet e dhëna dhe detyrimi për çdo HEC për sipërfaqen e mbjelljes me pemë. Nisur nga shqetësimet e krijuara në banorët e zonave, të evidentohen dhe problematikat e dala për ndërtimin e tyre, la detyrë KLSH.

Gjithashtu AKZM duhet të marrë të gjitha dosjet e HEC-eve dhe të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme monitorimin e aktiviteteve të HEC-eve në Zonat e Mbrojtura.

KLSh ka kërkuar nga AKZM të ndalojë ndërtimin e veprave si HEC-e, miniera, gurore dhe të tjera, që referuar veprimtarive të tyre të vërtetuara nga praktikat e deritanishme, sjellin dëme të mëdha në sistemin shëndetësor, natyror dhe human të zonës përkatëse.

 

Si nisi vala e ndërtimit të HEC-eve

Vendi ynë, që nga viti 1998, është një importues neto i energjisë elektrike. Në këtë kontekst, një nga elementet e rëndësishëm të strategjisë së qeverisë shqiptare në vitin 2008 për rritjen e sigurisë së furnizimit të vendit me energji elektrike u pa përdorimi me përparësi i rezervës hidroenergjetike, ende të pashfrytëzuar, nëpërmjet nxitjes së investimeve private.

Shfrytëzimi i rezervës hidroenergjetike u konceptua nëpërmjet ndërtimit masiv të HEC-eve të vogla. Vetëm gjatë vitit 2009, nga qeveria shqiptare u miratuan 90 kontrata koncesionare, të cilat parashikojnë instalimin e një kapaciteti të përgjithshëm gjenerues prej 826.5 Mw, me prodhim vjetor të parashikuar të energjisë elektrike prej 3.13 TWh dhe një investim të përgjithshëm, gjatë një periudhe 5-6-vjeçare, prej 719 milionë euro. Duke filluar prej vitit 2002 deri më sot janë firmosur 183 kontrata koncesionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve me kapacitet 2165 Mw dhe prodhim vjetor 9342 GWh, prej të cilëve tashmë janë në prodhim 117 HEC-e, 43 janë në proces ndërtimi dhe 364 HEC-e ende nuk kanë nisur nga puna.

Hidroenergjia është përfitimi më i madh nga burimet e rinovueshme në vendin tonë. Shqipëria renditet në Europë si një vend me pasuri ujore të konsiderueshme, me një shtrirje hidrografike të shpërndarë, pothuaj në të gjithë territorin. Shqipëria, me sipërfaqen e saj prej 28 748 km², ka një shpërndarje hidrografike me një sipërfaqe ujëmbledhëse prej rreth 44,000 km² ose 57% më shumë se territori shtetëror. Nga pikëpamja topografike, duke qenë një vend me reliev relativisht të thyer, vendi ynë ka një rezervë hidroenergjetike të madhe.

Nëpërmjet një politike koncesionare jotransparente u bë e mundur që të nënshkruhen dhe miratohen nga qeveria 112 kontrata koncensionare, për ndërtimin e HEC-eve me fuqi të vogël, të mesme dhe të madhe, me investitorë vendas dhe të huaj, prej të cilëve pritet, që të futet në shfrytëzim një potencial gjenerues hidroelektrik prej rreth 1400 MW, që parashikohet të prodhojë një sasi energjie elektrike nga burime të rinovueshme prej 4 miliardë kWh në vit. Territori i Shqipërisë është i vendosur në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe ka një potencial të lartë për shfrytëzimin e energjisë diellore. Numri i ditëve me diell në vendin tonë luhatet nga 240 – 260 ditë me një maksimum prej 280 ditësh, megjithatë kontributi i kësaj energjie, përkundrejt totalit të burimeve energjetike, është jo më shumë se 0.1%.

/monitor.al/

Etiketa: 71 HEC-ehecKLSHzonat e mbrojtura

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Nishani: 20 nëntori dita e zgjedhjeve në Kolonjë

Nishani: 20 nëntori dita e zgjedhjeve në Kolonjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

23:08 | 14/12/2025
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

22:50 | 14/12/2025
Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

22:36 | 14/12/2025
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

22:10 | 14/12/2025
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

21:20 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –
  • Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –
  • Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –
  • (VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –
  • Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com