70 familje të varfëra të Elbasanit kërkojnë të strehohen në godinat e braktisura të ministrisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

70 familje të varfëra të Elbasanit kërkojnë të strehohen në godinat e braktisura të ministrisë

15:04 | 09/01/2018
në Shqiperi
0

Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome ka kërkuar nga kryebashkiaku i Elbasanit që të ndërmarrë hapa konkretë për sigurimin e strehimit të qëndrueshëm për rreth 70 familje të varfëra të cilat nuk e përballojnë dot strehimin me të ardhurat e tyre.

Në kërkesën për të cilën janë vënë në dijeni edhe Olta Xhaçka, Arben Ahmetaj, dhe Claus Neukirch, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, thuhet se janë identifikuar disa godina të cilat gjenden në listën e aseteve të Ministrisë së Mbrotjes të dala jashtë funksionit dhe nevojitet që bashkia Elbasan të kërkojë transferimin nga ministria.

KËRKESË

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Kërkues:                     Lëvizja  Rinore  Egjiptiane dhe Rome

Drejtuar:                    Z. Qazim Sejdini, Kryetar Bashkisë Elbasan

PËR DIJENI:               Znj. Olta Xhaçka, Ministër i Mbrojtjes

  1. Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
  2. Claus Neukirch, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, Tiranë

I nderuar Z. Sejdini,

Në vazhdim të shkresave të dërguar nga ana jonë në lidhje me mundësinë e zbatimit të programit të strehimit që ka të bëjë me përshtatjen në banesa sociale të objekteve të dala jashtë funksionit kërkojmë nga ana juaj të ndërmerrni hapa konkretë për sigurimin e strehimit të qëndrueshëm për rreth 70 familje të varfëra të cilat nuk e përballojnë dot strehimin me të ardhurat e tyre.

Prej muaj organizata jonë së bashku me familjet e interesuara kemi kryer një sërë përpjekjesh të cilat kanë ndihmuar në konkretizimin e mundësisë së strehimit. Duke qenë se tashmë kemi një objekt të identifikuar, nevojitet që bashkia Elbasan të kërkojë transferimin e tij nga Ministria e Mbrojtjes përmes një kërkese ku të shprehet destinacioni i ri dhe plani i përshtatjes së objektit.

Në ndihmë të kësaj procedure, ne ju kemi vënë në dispozicion një koncept ixhinierik dhe studim fillestar fizibiliteti për godinat e identifikuara të cilat gjenden në listën e aseteve të Ministrisë së Mbrotjes të dala jashtë funksionit. Sipas legjislacionit në fuqi, paraqitja e kërkesës suaj ndaj Ministrisë së Mbrotjes vendos në plan të dytë mundësinë e privatizimit duke i dhënë preçedencë transferimit të pronës drejt bashkisë në funksion të strehimit të familjeve në nevojë. Sipas analizës sonë mbështetur në PBA-në e bushetit të shtetit për vitet 2018-2020, është parashikuar produkti “I” në programin e “Planifikimit Urban dhe Strehimit”, i cili shërben pikërisht për këtë qëllim dhe financohet me shumën 100,000 Lëkë për vitin 2018.

Ne kemi besimin se Ministria e Financave dhe Ekonimisë do ta mbështesë këtë projekt duke u nisur dhe nga komunikimi me drejtuesit e drejtorisë së strehimit në ish-Ministrinë e Zhvillimit Urban, të cilët në vitin 2017, në një takim publik në Elbasan,  premtuan publikisht se Qeveria do të mbështesë projektin nëse bashkia Elbasan e paraqet atë.

Të gjitha kushtet janë në favor të këtij projekti i cili do të zgjidhte përfundimisht problemin e strehimit për dhjetra familje të varfëra të Elbasanit, duke përmbushur të drejtën e tyre për një jetë dinjitoze si dhe duke ndihmuar integrimin e këtyre familjeve të varfëra në ekonominë lokale. Ajo që mbetet është hapi konkret nga institucioni që ju drejtoni me qëllim paraqitjen e kërkesës dhe argumenteve pranë Ministrisë së Mbrojtjes, e cila është në pritje të saj pas komunkimit që kemi patur në disa raste, dhe më pas realizimit të transferimit të pronës drejt bashkisë me qëllim aplikimin për fonde pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në funksion të financimit të projektit për shndërrimin e disa objekteve pa dobi në banesa për ata që kanë më tepër nevojë për to.

Me besim që institucioni juaj do të hedhë hapin e domosdoshëm në funksion të përmbushjes së qellimit për ti shërbyer qytetarëve në nevojë, ju uroj një vit të mbarë!.

Ne dhe dhjetra familje të interesuara për strehim jemi në dispozicionin tuaj në çdo rast.

Duke mbetur në pritje të një përgjigjeje të shpejtë dhe pozitive nga ana juaj, ju falenderojmë për mirëkuptimin.

Me respekt,

Ervis Çota 

Drejtor Ekzekutiv

Lëvizja  Rinore  Egjiptiane  dhe  Rome 

Etiketa: Arben AhmetajegjiptianElbasangodinaOlta Xhackaromte pastrehe

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Bje shi

Bje shi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com