Italianët mbeten pa qeveri pas zgjedhjeve. Fqinjët kanë nxjerrë disa fitues Lëvizjen e 5 yjeve e drejtuar nga Luigi Di Maio, që bëhet partia e parë me 31 përqind të votave dhe Lega Nord e Mateo Salvinit, e cila siguron lidershipin e qendrës së djathtë.
Koalicioni i Silvio Berluskonit është ai që grumbulloi më shumë vota, por jo aq sa nevojiten për shumicën.
Krijimi i qeverisë mund të kërkojë disa jave negociata e nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes se zgjedhjeve të reja për të prodhuar rezultate më bindëse.
Koalicionet
Qendra e Djathtë kap 37.64%
Pesë Yjet 31%
Qendra e Majtë 23.61%
Sipas partive
Pesë Yjet 31%
PD 18,7%
Lega 17,5%
Forza Italia 14,2%
Fratelli d’Italia 4,4%
Leu 3,2%
+Europa 2,5%