Dje, në mbrëmje një tjetër vrasje tragjike ka ndodhur në Durrës. Një 42-vjeçar ka vrarë të shoqen 40 vjeçare, nënë e 6 fëmijëve.
Çlirim Shaholli i mori jetën bashkëshortes Adriana, ndërsa fëmijët do të përballen me varfëri të tejskajshme.
Ai ka rrëfyer në polici të gjithë dinamikën e krimit të kryer prej tij. “Kur shkova në shtëpi gruaja nuk kishte gatuar asgjë. Më tha që isha te nëna ime se ishte pa qejf, por u acarova dhe nuk e përmbajta dot veten. E godita me çfarë gjeta rrotull, por jo për ta vrarë. Ajo kishte qenë si çdo ditë në punë dhe pas punës kishte qëndruar te prindërit e saj, nuk kishte ardhur direkt në shtëpi për të gatuar.”, është shprehur Shaholli.