Edhe pse jemi në fund sezoni numri i pushuesve që hyjnë në vendin tonë vazhdon të jetë në rritje. Sipas të dhënave, ditët e fundit të gushtit kanë shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar. Si pasojë, radhë kilometrike janë vërejtur që në orët e para të mëngjesit të së shtunës në segmentin Morinë -Kukës të Rrugës së Kombit, tek Ura e Drinit të Zi.
Më së shumti në fundjave, mijëra qytetarë nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë po i drejtohen bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare të shtunën në mëngjes kanë kaluar pikën kufitare të Morinës, rreth 40 mijë kosovarë ndërsa në 25 ditët e para të Gushtit, kanë hyrë në Shqipëri mbi 400 mijë shtetas të Kosovës