• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

4 perimet që mbrojnë stomakun nga infeksionet dhe tumoret

15:45 | 26/02/2016
në Uncategorized
0

 

Qepa, koperi, preshi e rrepa, të ashtuquajturat perimet e bardha mbrojnë stomakun nga infeksione dhe tumoret. Në krahasim me perimet e tjera “me ngjyrë”, perimet e bardha shpesh konsiderohen si më pak të shëndetshme. Studimi i fundit i publikuar në “European Journal of Cancer”  zhvilluar nga Universiteti Zhejiang në Kinë, ka rivlerësuar rolin e këtyre perimeve dhe ka arritur në përfundimin se perimet e bardha së bashku me të gjitha llojet e frutave mbrojnë stomakun. Më shumë se studim është një analizë e 76 studimeve të zhvilluara, të cilat më parë kishin marrë në shqyrtim raportin mes ushqyerjes dhe kancerit në stomak. Kështu konsumimi i lartë i perimeve të bardha ka sjellë reduktimin me 30% të kancerit të stomakut. Në mënyrë të ngjashme, rreziku për kancer në stomak ulej me konsumimin e lartë të agrumeve, deri në 10% dhe frutave në përgjithësi deri në 7%. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu edhe një lidhje pozitive në mes të rrezikut të kancerit në stomak dhe konsumit të alkoolit (sidomos birrës dhe pijeve alkoolike), mishit të përpunuar, peshkut të kripur dhe ushqimeve të tjera me përmbajtje të lartë kripe. Për profesor Carlo La Vechia, epidemiolog në Universitetin e Milanos, ky studim është i rëndësishëm sepse analizon lidhjen mes konsumit të disa ushqimeve dhe kancerit të stomakut, shkaku i tretë kryesor i vdekjeve nga kanceri në botë. Prandaj nënvizon profesori, duhet një dietë e pasur me fruta dhe perime, veçanërisht me perime të bardha, të cilat ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për kancerin e zorrës. Gjithashtu është shumë e rëndësishme ulja e konsumit të mishit të kuq por edhe e peshkut apo produkteve të tjera që përmbajnë kripë.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Qepa

Qepa është ilaç për plagët e vogla dhe nervat. Ka vlera të larta ushqyese e kurative. Është e pasur me kripëra minerale. Gjethet e njoma janë të pasura me proteina. Përmban edhe sheqer, vitamina A dhe C. Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri. Qepa ndihmon shumë në tretje, pasi ndikon në çlirimin e acidit klorhidrik në stomak. Prania e këtij acidi luan rol në zhdukjen e baktereve të dëmshme, që hyjnë në stomak bashkë me ushqimin. Vaji eterik i qepës shkatërron sekrecionet helmuese të baktereve. Në mungesë të antibiotikëve, momentalisht mënjanon infeksionet. Përdorimi i qepës së gjallë pastron sistemin e frymëmarrjes.

Rrepat

Rrepat përmbajnë vitaminë B dhe kanë veti qetësuese. Të përbëra kryesisht nga uji, ato përmbajnë hekur, kalium, fibra dhe pak kalori. Përdoret për sallatë dhe ka shije paksa të athët. Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Enzimat e ndryshme te kjo bimë luajnë edhe rolin e parandalimit të kancerit dhe arteriosklerozën.

 Preshi

Preshi është i vështirë për t’u tretur, por në supa është tepër i shijshëm. Përmban vetëm 27 kalori, e teksa është i pasur me ujë (97%) është edhe diuretik i shkëlqyeshëm. Ai është mjaft i shijshëm dhe mbi të gjitha lehtëson tretjen. Pjesa e bardhë është e pasur me sheqer natyral dhe sakarozë. Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin. Ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose të zihet pak, për të mos avulluar substancat ushqyese, sikurse janë vitaminat A dhe C.

Koperi

Sipas disa studimeve, kjo bimë përmban shumë vajra esencialë që i japin një aromë të veçantë. Vajrat ndalojnë rritjen e qelizave kancerogjene T. Koperi është antioksidant i fuqishëm me vitaminë A dhe C, dhe beta-karotën që mbron trupin nga radikalet e lira.

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Vrau sot vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti njohje me politikanë të Kosovës dhe Arabisë

Albin Kurti, i kam dy fjalë për ty!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –

EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –

10:31 | 01/10/2023
Bayern habit me transferimin e fundit, rikthen legjendën e mbrojtjes –

Bayern habit me transferimin e fundit, rikthen legjendën e mbrojtjes –

10:25 | 01/10/2023
Shqipëria të përgatitet edhe për opsionin e luftës në… –

Shqipëria të përgatitet edhe për opsionin e luftës në… –

10:21 | 01/10/2023
Merret në mbrojtje prokurorja e SPAK, grupi i Laert Haxhiajt e kishte në shënjestër –

Merret në mbrojtje prokurorja e SPAK, grupi i Laert Haxhiajt e kishte në shënjestër –

10:09 | 01/10/2023
Çfarë ndodhi gjatë shtatorit? Policia bën bilancin, 83 operacione, mbi 900 të arrestuar –

Çfarë ndodhi gjatë shtatorit? Policia bën bilancin, 83 operacione, mbi 900 të arrestuar –

10:05 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –
  • Bayern habit me transferimin e fundit, rikthen legjendën e mbrojtjes –
  • Shqipëria të përgatitet edhe për opsionin e luftës në… –
  • Merret në mbrojtje prokurorja e SPAK, grupi i Laert Haxhiajt e kishte në shënjestër –
  • Çfarë ndodhi gjatë shtatorit? Policia bën bilancin, 83 operacione, mbi 900 të arrestuar –
  • Sulmi terrorist në Ministrinë e Brendshme turke, humbin jetën dy policë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –
  • Bayern habit me transferimin e fundit, rikthen legjendën e mbrojtjes –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com