36 ton akullore me përmbajtje kancerogjene, fillon tërheqja e tyre nga marketet në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

36 ton akullore me përmbajtje kancerogjene, fillon tërheqja e tyre nga marketet në Shqipëri

16:45 | 13/08/2021
në Kryesore
0

Pas alarmit të dhënë nga Bashkimi Europian ka nisur edhe në Shqipëri mbledhja nga marketet e akulloreve  të kompanisë “Mars”, të cilat është vërtetuar se kanë përmbajtje kancerogjene.

Më konkretisht, bëhet fjalë për oksid etileni, i cili është konstatuar në këto produkte sipas Foodwatch.org.

Sipas AKU, këto produkte kanë hyrë në Shqipëri në periudhën mars-maj 2021, para se BE të jepte alarmin, ndërsa tashmë ka nisur mbledhja e tyre nga marketet në të gjithë vendin.

Read more

Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë” –

Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së –

“Nisur nga rasti që produkti është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë si dhe referuar nivelit të riskut “Risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut”sipas njoftimit të ardhur nga RASFF, që produkti është i rrezikshëm për konsumatorin e duhet të tërhiqet nga tregu, veprim ky i ndërrmarrë nga të gjithë vendet të cilat e kishin importuar, Drejtori i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimeve Urdhëroi Drejtorite Rajonale te AKU të ndjekin menjëherë gjurmueshmërinë në OBU që janë furnizuar me këto produkte për të verifikuar: sasinë e produktit gjendje sipas emrit, datës së skadences, peshës dhe nr loti; a ka filluar kthimi i këtij produkti ne kompaninë importuese; nëse nuk konstatohet gjendje të verifikohet nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë kur është kryer shitja e fundit e këtij produkti, duke e faktuar dhe bashkëngjitur këtë shitje procedurës së inspektimit“, njofton AKU.

AKU njofton se bëhet fjalë për 36 ton akullore të kësaj kompanie.

Bëhet fjalër për markat e njohura “Snickers”, “Bounty”, “M & M” dhe “Twix”, të gjitha prodhime të kompanisë “Mars”. 

Reagimi i plotë

Evidentoi mbi hyrjet në Shqipëri të këtij produkti nëpërmjet importit të kryer nga Pikat e Inspektimit Kufitar, për llojin e akullores sipas loteve per te cilat eshte njoftuar nga sistemi RASFF për prani të substancës se paautorizuar. U konstatua se importet per kete produkt jane kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para njoftimit te daljes se njoftimit ne RASFF me date 31.07.2021).

Në subjektet impotuese të këtij produkti, të evidentuara edhe nga sistemi RASFF u kryen inspektime të menjëhershme ku rezultoi se:

Subjektet kishin importuar produkt me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar;

Sasia totale e importit per te dy OBU eshte 35984.53 kg;

Subjektet me kete produkt kishin furnizuar subjekte ne te gjithë territorin e Shqiperise per te cilen vune ne dispozicion emrat dhe numrat e NIPT te ketyre OBU tregtuese;

U konstatua sasi gjendje e ketij produkti per te cilen u mor masa e bllokimit te menjehershem te tij ne ambientet e dy shperndaresve qe kane importuar produktin.

Nisur nga rasti që produkti është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë si dhe referuar nivelit të riskut “Risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut”sipas njoftimit të ardhur nga RASFF, që produkti është i rrezikshëm për konsumatorin e duhet të tërhiqet nga tregu, veprim ky i ndërrmarrë nga të gjithë vendet të cilat e kishin importuar, Drejtori i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimeve Urdhëroi Drejtorite Rajonale te AKU të ndjekin menjëherë gjurmueshmërinë në OBU që janë furnizuar me këto produkte për të verifikuar: sasinë e produktit gjendje sipas emrit, datës së skadences, peshës dhe nr loti; a ka filluar kthimi i këtij produkti ne kompaninë importuese; nëse nuk konstatohet gjendje të verifikohet nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë kur është kryer shitja e fundit e këtij produkti, duke e faktuar dhe bashkëngjitur këtë shitje procedurës së inspektimit.

Kjo proçedurë u krye për të garantuar konsumatorin për produkt të sigurtë dhe referuar faktit që ky është një nga produktet më të kërkuara të sezonit e kryesisht për grupmoshën fëmijë, menjehere me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF, date 31.07.2021.

Drejtoritë Rajonale të AKU me marrjen e këtij informacioni filluan të kryejnë monitorime në OBU që ishin furnizuar me këto produkte sipas Loteve të njoftuara deri ne orët e vona. DRAKU po na informojnë mbi monitorimin e kryer nga ana e tyre në këto OBU, sasitë e konstatuara  gjëndje sipas Loteve të njoftuara, sasitë e tregtuara dhe sasia gjendje e cila kaloi direkt për bllokim. Në disa OBU u konstatua se kishte filluar tërheqja mbrapsht e këtij produkti nga distributorët / shperndaresit.

Dalja ne terren e inspektorëve në rang kombëtar bëri të mundur bllokimin e mënjëhershëm të tregtimit të këtyre produkteve referuar dates se ardhjes se njoftimit të dhënë nga sistemi RASFF.

Në të dy subjektet importuese, në ndjekje të proçedures se kthimit te produktit të tregtuar, u konstatua se subjektet kanë kthyer sasitë e produktit të shpërndarë nga ana e tyre ne njësi tregtimi dhe produkti është grumbulluar në një ambient të vecantë. OBU janë në pritje të kryerjes së procedurës së asgjesimit referuar kërkesave të legjislacionit në fuqi për asgjesimin e produkteve. Monitorimi i këtyre OBU është në proçes nga DRAKU i cili do përmbyllet me asgjesimin e këtij produkti.

Etiketa: Akulloret kancerogjenealarmiShqiperisupermarketet

Të Lidhura

Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

nga 27
13:22 | 23/04/2026
0

Deputetja Ina Zhupa u përplas me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro për licencës e mësuesve, ku demokratja u akuzoi Ministrinë...

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –

nga 27
12:42 | 23/04/2026
0

Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij, e...

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë” –

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë” –

nga 27
12:24 | 23/04/2026
0

Sot në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për çështjen “Plumbi i Artë”. Gjatë dëshmisë së tij, ish-zv.drejtor...

Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së –

Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së –

nga 27
12:06 | 23/04/2026
0

Klevis Qose është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Ky post është mbajtur deri më tani nga Eduart...

Para
Po vjen vaksina e katërt, ka një avantazh shumë të madh

Pse nuk po funksionojnë përpjekjet për të bindur njerëzit që të vaksinohen?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

13:22 | 23/04/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –

12:42 | 23/04/2026
Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë” –

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë” –

12:24 | 23/04/2026
Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së –

Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së –

12:06 | 23/04/2026
Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel –

Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel –

12:00 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –
  • Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –
  • Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë” –
  • Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së –
  • Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel –
  • Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –
  • Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur shqiptar, Rexhep Qosja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com