Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Gurra” ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Ridvan Koca, banues në Lezhë.
Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm janë shoqëruar në polici disa persona që ishin të pranishëm kur ndodhi plagosja.