Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në Durrës. Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se pas një konflikti për motive të dobëta ata kanë goditur me sende të forta, njëri-tjetrin.
Policia e Durrësit ka bërë arrestimin në flagrancë të dy qytetarëve me inicialet E. P., 35-vjeç dhe T. B., 18 vjeç, vëllai i bashkëshortes së 35-vjeçarit.
Të dy qytetarët janë banues në Durrës dhe janë akuzuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Po nga këto struktura u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit E. P., 35 vjeç dhe T. B., 18 vjeç (vëllai i bashkëshortes së 35-vjeçarit), të dy banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, njëri-tjetrin.”
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për zbardhjen e konfliktit.