(31) Kiko shpjegon se pse 80% e shqiptarëve nuk lexojnë libra! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

(31) Kiko shpjegon se pse 80% e shqiptarëve nuk lexojnë libra!

14:45 | 12/11/2022
në Uncategorized
0

Nga Lutfi Dervishi

Lajmi i bërë publik nga një anketim se 80% e shqiptarëve nuk po lexojnë më libra, nuk është se e shqetësoi Kikon. Përkundrazi, mbi portretin e tij dalloheshin qartazi shenja lumturie. Ndërsa, njoftimi se 80% e shqiptarëve nuk blejnë më libra ju duk si ato njoftimet që “dielli lind në mëngjes dhe perëndon në mbrëmje”.

Fill pasi ndoqi këto zhvillime, mendimet filluan t’i fluturonin nga dega në degë fiks si fluturimet e tij nëpër pemë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Vendosi gjysmëgrushtin e tij të vogël nën mjekër dhe tha: Duhet të kesh shumë para për të shpenzuar që të bësh anketa për të arritur në përfundimin se shqiptarët as blejnë libra dhe as i lexojnë ata.

Mjafton të hapësh televizionin çdo mëngjes dhe e kupton qartë se pse shqiptarët nuk lexojnë më gazeta. Këto të fundit i shfletojnë televizionet çdo mëngjes ku mjafton që çdo stacion të lexojë nga një 1 faqe për të na kursyer lekët e blerjes së shtypit. Shqiptarët dëgjojnë me ëndje. A ka nevojë të bësh anketë pse nuk lexojnë shqiptarët gazeta? Vetëm nëse ke para për të shpenzuar kot mund ta bësh këtë gjë!

Është e qartë se pse nuk lexojnë gazeta shqiptarët, por te librat nuk është ashtu si duket.

Librat, – vijoi Kiko, janë për të zhvilluar imagjinatën, por këtu realiteti ja kalon imagjinatës së shkrimtarëve, andaj nuk ka nevojë për të lexuar libra.

Por teksa po jepte këtë shpjegim mendueshëm, ashtu pa e kuptuar Kiko brofi mbi putra menjëherë:

Shqiptarët nuk lexojnë libra, sepse po shkruajnë libra. Shqiptarët nuk mundet që edhe të lexojnë edhe të shkruajnë. O njëra, o tjetra. “O vil rrush, o mbaj kosha”, thonë tironsit që para 100 viteve ishin 10 mijë vetë, e ndërsa tani kanë mbërritur 1 milionë.

Ka qenë një brez që dikur lexonte. Kikos ndërmend i erdhi një thënie e një regjisori të njohur të Hollivudit, Steven Spielberg, që shpjegon më së miri gjendjen e sotme të shqiptarëve.

“Vetëm një gjeneratë lexuesish, prodhon një gjeneratë shkrimtarësh”.

Gjenerata e mëparshme lexonte, ndërsa kjo gjeneratë shkruan libra,- tha me qesëndi Kiko duke vijuar: Të gjithë po bëjnë libra. Dikush mban fjalime, i mbledh ato dhe i bën libër. Dikush tjetër, i kujtohet diçka i derdh në letër dhe i kthen në libër kujtimesh. Një tjetër mbledh artikujt dhe postimet në rrjete sociale dhe i kthen në libër që e vetëquan “best seller”. Një tjetër interviston, mbledh intervista dhe i bën libër, një tjetër intervistohet, mbledh intervistat dhe i bën libër. Dhe kemi dy libra me të njëjtën përmbajtje dhe me dy autorë të ndryshëm. dhe zero plagjiature! A nuk është kjo magjike- mendoi Kiko.

Disa njerëz bëhen pjesë e një reality show, futen si anonimë dhe dalin prej saj si autorë. A nuk është magjike?

Dikush tjetër bën petulla, i skuq me vaj, i qëllon që dalin të shijshme dhe gjithë këtë përvojë të mrekullueshme e ndan me “publikun” duke botuar një libër që në fund kurorëzohet me një çmim në panairin e librit. Natyrisht, materiali kalohet në sitë që mos jetë ndonjë plagjaturë e librit “30 vjet petulla me ujë”.

Po kështu, dikush, një ditë të vranët si kjo e sotmja ndjehet i mërzitur dhe nuk gjen motiv të bëjë diçka. Nis të mbledhë rrobat e palara dhe i vendos në lavatriçe ku pas 1 ore ato dalin të lara. E gjithë kjo mrekulli nuk mund të mbahet kurrësesi për vete por duhet ndarë me njerëzimin në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti. A nuk është kjo mënyra më e mirë për të bërë një libër ndryshe nga ata që dijen dhe përvojën i mbajnë përvete?

Shqipëria është shndërruar në një kantier ndërtimi, por problemi është se nuk ka fuqi punëtore të kualifikuar. Pra njerëz që dinë të bëjnë llaç e të rendisin tulla apo individë që të dinë t’i bien gozhdës. Kjo ndodh për faktin se në treg kemi më shumë libra të llojit “Si ti biem fyellit më një vrimë” sesa: “Si t’i biem gozhdës”?

Kiko mendoi të rendisë një listë rekomandimesh me libra që duhen blerë në panair, por ndërkohë iu kujtua sërish anketa që kishte konkluduar se 80% e shqiptarëve nuk lexojnë libra dhe 80% nuk blejnë libra.

Anketa ka dalë huq vetëm se i ka munguar një pyetje elementare:

-Sa përqind e shqiptarëve shkruajnë libra? Nëse do të ishte bërë kjo pyetje, përgjigja do të ishte 80% pa llogaritur këtu librin “30 vjet petulla me ujë”.

Etiketa: AnketeKikolibra

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Eliona Pitarka konfirmon shtatëzaninë e dytë

Eliona Pitarka konfirmon shtatëzaninë e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025
Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

19:02 | 25/12/2025
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com