30-vjetori i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, përkujtimore e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

30-vjetori i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, përkujtimore e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë (film)

17:31 | 17/01/2021
në Kryesore
0

Read more

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

Sot po mbahet 30-vjetori i Shoqatës “Çamëria”. Ky përvjetor përkujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe rikthimin e të drejtave të tyre të mohuara.

Lajmin e bën të ditur edhe Shoqata “Çamëria” nëpërmjet një positmi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:
Në 10 Janar të vitit 1991, intelektualë të shquar si Abaz Dojaka, Hasan Minga, Sali Bollati, Petrit Demi, Ilmi Saqe, Lutfi Saqe, Petrit Kasemi, Bashkim Braho, Qani Biraçi, Nexhat Mergjushi, Ferhat Sejko, Arshi Rexho, Resul Taipi etj., themeluan Shoqatën Patriotike “Çamëria”. Që nga ajo ditë Shoqata ka zhvilluar një aktivitet të dendur për sensibilizimin e opinionit vendas e atij ndërkombëtar për njohjen e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe rikthimin e të drejtave të tyre të mohuara.
Shoqata Patriotike “Çamëria” gjatë gjithë veprimtarisë së saj ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta paraqitur çështjen çame në tërë dimensionin e vet, dhe jo thjesht si çështje pronash apo bërje të njohur të tragjedisë së pashoqe që ka pësuar popullsia çame nga shovinistët grekë.
Hallkë tjetër e rëndësishme e përpjekjeve të Shoqatës është kërkesa për institucionalizimin e Çështjes Çame përmes Presidentit të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë shqiptare dhe institucioneve të tjera deri në zgjidhjen përfundimtare të saj. Vështirësitë e hasura nuk e kanë dekurajuar Shoqatën, përkundrazi e kanë motivuar për të shtuar përpjekjet që zëri i saj të jetë më i fortë dhe mbështetja më e gjerë.
Shoqata iu është kundërvënë gjithmonë nismave për ta “mbjellë” Shqipërinë me varreza të ushtarëve grekë, duke kërkuar nga ana tjetër ngritjen e një memoriali për martirët e gjenocidit grek në Çamëri. Përpos aktivizmit të saj qytetar, ajo i ka intensifikuar përpjekjet e saj përmes botimit të gazetës “Çamëria”, krijimit të një biblioteke shkencore për Çamërinë, si dhe promovimit të kulturës dhe trashëgimisë çame. Për të gjitha këto, Shoqata është nderuar nga Presidenti i Republikës me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për kontributin e vyer e të pamohueshëm dhënë ndaj Çështjes Çame…”
Një arritje e rëndësishme e Shoqatës është ajo e majit të vitit 1994, kur u miratua nga Presidenti i Republikës “Dita e Gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi Grek”. Kjo datë është përjetësuar tashmë në kujtesën historike kombëtare të brezave të ardhshëm.
Këtë vit “Java Çame” organizohet pikërisht në 30 vjetorin e themelimit të Shoqatës “Çamëria”. Nën moton “Çam Jam” kjo javë do të hapet më 17 Janar me një takim ku do të marrin pjesë dhe do të përcjellin mesazhe shqiptarë të Çamërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, por edhe nga Lugina e Preshevës dhe SHBA-të. Gjithë java do të jetë e mbushur me aktivitete të larmishme si ekspozita, promovime librash, etj.
Ftojmë të gjitha mediat dhe qytetarët ta ndjekin “Javën Çame” sepse aty do të gjejnë një copëz Çamëri. “Çamëria është e të gjithë shqiptarëve. #ÇamJam!”.
Etiketa: CameriaShoqata Cameria

Të Lidhura

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

nga 27
08:37 | 24/02/2026
0

I është hapur rruga nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 5% nga 15% që është...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:31 | 24/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:17 | 24/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

nga 27
08:15 | 24/02/2026
0

Pas indeksimit të pagave me 2.5% për punonjësit e administratës publike, policisë dhe mjekëve, përfitues të kësaj mase pritet të...

Para
Agjencia Europiane e Ushqimit merr vendimin: Krimbat janë burim i sigurt ushqimi për njerëzit

Agjencia Europiane e Ushqimit merr vendimin: Krimbat janë burim i sigurt ushqimi për njerëzit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

08:37 | 24/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:31 | 24/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:17 | 24/02/2026
Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

08:15 | 24/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

08:11 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com