Foto tronditëse të dëbimit të çamëve nga Greqia më 1945

Duhet të lëçisni

Shpëtim Idrizi komenton vizitën e Ramës në Athinë: Kryeministri bëri deklarata jokoherente për të mbajtur pushtetin (film)

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv ku foli për marrëveshjen e detit mes...

Gjendet një granatë pranë banesës së ish-komandantit të FNSH-së në Laprakë

Një granatë është gjendur pranë banesës së një ish-komandanti të FNSH-së në Laprakë. Granata është gjetur pranë murit të një banese në rrugën Dritan Hoxha...

Qëllohet me armë zjarri 32-vjeçari shqiptar në mes të Selanikut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Nikopolis, në Selanik. Bëhet me dije se rreth orës 19:00 një burrë iu...

Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve konfirmon: Koronavirusi mund të shpërndahet edhe nga ajri

Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve kanë pranuar për herë të parë që koronavirusi mund të shpërndahet edhe përmes ajrit. Më parë kjo agjenci kishte...
Nga Robert Elsie
Çamët, të njohur në greqisht si Tsamides, janë shqiptarë, të cilët banojnë në pjesën më jugore të trevave shqipfolëse. Krahina e tyre, Çamëria, është një zonë malore në kufirin greko-shqiptar. Pjesa më e madhe e Çamërisë ndodhet në rajonin e Epirit grek, i cili përfshin pak a shumë prefekturat e Thesprotisë dhe të Prevezës, por Çamëria përfshin edhe pjesën më jugore të Shqipërisë, d.m.th. zonën e Konispolit. 
cam2Kur forcat greke morën Çamërinë dhe Epirin gjatë Luftës Ballkanike të vitit 1912, çamët përfunduan papritmas në Greqi, të shkëputur nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Me tërheqjen e forcave gjermane nga Greqia në verë dhe në fillim të vjeshtës të vitit 1944, rajoni ndodhej në fazën e parë të një lufte të përgjakshme civile.
Për të siguruar bregdetin jonian për furnizimet e tyre ushtarake, forcat britanike lejuan që njësitë e një komandanti vendas grek, gjenerali Napoleon Zervas (1891-1957), të pushtonin rajonin. Zervasi, themeluesi dhe udhëheqësi i Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (Ethnikós Demokratikós Ellenikós Sýndesmos – EDES) u bë i njohur për spastrimin brutal etnik të shqiptarëve të Çamërisë nga qershori 1944 deri në mars 1945.
cam3Njerëzit e tij i shikonin çamët si bashkëpunëtorë të italianëve dhe të gjermanëve, dhe kërkonin të merrnin hak. Gjatë sulmeve të tyre, gjetën vdekjen disa mijëra burra, gra dhe fëmijë në Çamëri. Më 27 qershor 1944, forcat e Zervasit hynë në qytetin e Paramithisë dhe vranë rreth 600 çamë myslimanë – burra, gra, dhe fëmijë – në një kërdi të paparë. Shumë viktima u përdhunuan dhe u torturuan para se të thereshin. Një batalion tjetër i EDES-it pushtoi Pargën të nesërmen ku u vranë 52 shqiptarë. Me 23 shtator 1944, fshati i Spatarit të Filatit u plaçkit dhe 157 persona u vranë.
Shumë gra dhe vajza u përdhunuan, dhe u kryen shumë krime të tjera të llahtarshme. Menjëherë pas këtyre ngjarjeve, tërë popullata çame, e pambrojtur dhe e tmerruar, mori arratinë dhe iku për në Shqipëri për të shpëtuar. Sipas përllogaritjes së shoqatës çame të Tiranës gjatë sulmeve të viteve 1944-1945, u vranë gjithsej 2,771 civilë shqiptarë. Spastrimi i çamëve myslimanë të Greqisë në fund të Luftës së Dytë Botërore shënoi përfundimin e një kapitulli të dhimbshëm të historisë çame dhe fillimin e një tjetri.
cam4Vendi ku arritën çamët e rraskapitur dhe të uritur, pra Shqipëria, ishte pushtuar pak kohë para ardhjes së tyre, nga Enver Hoxha (1908-1985) dhe forcat e tij komuniste. Udhëheqësit e rinj marksistë nuk u treguan shumë mikpritës apo tërësisht të predispozuar për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre çamë. Megjithatë, çamëve iu dhanë status si refugjatë dhe u lejuan të qëndronin në Shqipëri.
Çamët morën ndihmë jo nga regjimi i Enver Hoxhës, por nga Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim (United Nations Relief and Rehabilitation Administration, UNRRA), e cila shpërndau çadra, ushqime dhe ilaçe në kampet e mjeruara çame në Vlorë, Fier, Durrës, Kavajë, Delvinë dhe Tiranë. Gjatë viteve pas Luftës së Dytë Botërore, Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë bëri fushatë për kthimin e çamëve në vendlindjen e tyre.
cam5Duhet theksuar se shumica e tyre nuk donin të rrinin në Shqipëri, veçanërisht duke marrë parasysh spastrimet e tipit stalinist që po zhvilloheshin aty. Komiteti mbajti dy kongrese në vitin 1945, një në Konispol dhe tjetri në Vlorë. Komiteti hartoi memorandume dhe dërgoi telegrame në mbështetjen e qëllimeve të tij. Në vitin 1946, Përfaqësuesi i Shqipërisë ngriti çështjen çame në Konferencën e Paqes të Parisit, por të gjitha veprimet rezultuan të pafrytshme. Përpjekjet për të internacionalizuar çështjen çame ranë kryesisht në vesh të shurdhër. Për vite më radhë, çamët vazhduan të shpresonin se situata politike do të qetësohej dhe se ata do të mund të ktheheshin në Greqi. Por kjo nuk u bë. Edhe sot, në shekullin e 21-të, çamët e moshuar që kërkojnë të hyjnë në Greqi për një vizitë kthehen në kufi nga zyrtarët kufitarë grekë. Pasaportat e tyre stampohen me persona non grata ose madje grisen para syve të tyre.
Fotografitë e këtij koleksioni janë bërë në vitin 1945 në kampet e refugjatëve çamë në Shqipëri nga antëtarët e Administratës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim (UNRRA). Ruhen në Arkivin e Kombëve të Bashkuar.
cam6
cam7
cam8
cam9
cam10
cam11
cam12
cam13
cam14
cam15
cam14
cam16
cam18
cam19

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Shpëtim Idrizi komenton vizitën e Ramës në Athinë: Kryeministri bëri deklarata jokoherente për të mbajtur pushtetin (film)

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv ku foli për marrëveshjen e detit mes...

Gjendet një granatë pranë banesës së ish-komandantit të FNSH-së në Laprakë

Një granatë është gjendur pranë banesës së një ish-komandanti të FNSH-së në Laprakë. Granata është gjetur pranë murit të një banese në rrugën Dritan Hoxha...

Qëllohet me armë zjarri 32-vjeçari shqiptar në mes të Selanikut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Nikopolis, në Selanik. Bëhet me dije se rreth orës 19:00 një burrë iu...

Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve konfirmon: Koronavirusi mund të shpërndahet edhe nga ajri

Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve kanë pranuar për herë të parë që koronavirusi mund të shpërndahet edhe përmes ajrit. Më parë kjo agjenci kishte...

700 mijë euro kanabis nga Spanja në Greqi, shqiptari kapet kur po e dorëzonte

Një 63-vjeçar grek dhe një 29-vjeçar shqiptar u arrestuan dje në mesditë nga oficerët e policisë së Atikës, si anëtarë të një organizate kriminale...