Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një përplasje me armë në Sarandë gjatë orëve të natës.
2 prej të plagosurve ndodhen në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa njëri prej tyre është në Spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmive janë dëgjuar rreth 10 të shtëna me armë ndërsa të plagosurit kanë marrë disa plagë dhe autorët janë larguar.
Ngjarja ka ndodhur në bulevard, pranë hotel “Butrintit” duke alarmuar pushuesit dhe banorët e qytetit.