3.000 euro për një kg, gjueti ilegale për tartufin shqiptar

Duhet të lëçisni

PD dorëzoi në KAS dosjet voluminoze për shkeljet zgjedhore, zbardhen pretendimet e selisë blu

Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS 10 dosjet voluminoze për shkeljet e pretenduara elektorale në 9 qarqe të vendit, konkretisht për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin,...

“Demokracia lind me liri, rritet me ligje demokratike”, njoftohet protesta e parë te kryeministria pas zgjedhjeve të 25 Prillit

Shoqëria civile së bashku me ish-të përndjekur politikë, aktivistë dhe intelektualë ka parashikuar në datën 12 Maj mbajtjen e një proteste në ambientete përballë...

Ngjarje tragjike në rrugët e qytetit shqiptar, makina humb kontrollin dhe përplas për vdekje dy fëmijë 8 vjeçarë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në Kosovë, ku një veturë ka rënë në lumë në fshatin Carralevë. Si pasojë...

Mbi 8 mijë raste të reja, shënohet numri më i ulët i viktimave në Itali që nga tetori

Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 8,292 raste të reja me koronavirus nga 226,006 testime të kryera për të dyshuar. Sot...

3.000 Euro për një kilogram kërpudha. Duket një çmenduri dhe në fakt është, por tartufi e ka piacën e lartë. Aq sa në Itali dhe Francë, gjuetarët e tartufit i stërvisin qentë e llojit Lagotto Romagnolo që të nuhasin kërpudhën më të shtrenjtë në botë. Në Shqipëri, kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht dhe askush nuk e di për çmimin tejet të shtrenjtë që ka, për më tepër që qentë e huaj po vijnë e po na e nuhasin. Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak.

Por ndodh shpesh që tartufi shqiptar të merret dhe të shitet në tregun evropian me 40 fishin e asaj që vlen. Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 1000 Euro. Mungesa e një legjislacioni që të mbrojë këtë bimë të rrallë ka bërë që Shqipëria të humbasë me miliona euro të vjedhura nga “gjuetarë” të paligjshëm të tregut vendas dhe atij të huaj. Ata mbërrijnë në Shqipëri kryesisht nga Italia por dhe vende të tjera dhe jenë kërkues të tartufit, vjedhja e të cilit do t’u siguronte atyre përfitime të mëdha.

Kjo, pasi janë konstatuar edhe transportime të zhardhokëve të ngjashëm me pataten drejt Italisë, për të cilat nuk është se ka një kuadër të përcaktuar ligjor që e ndalon kalimin jashtë kufijve. Për gjetjen e tartufit, “gjuetarëve” u nevojiten edhe qentë e stërvitur mirë, që janë edhe maskimi i tyre më i mirë. Më parë përdoreshin derrat të cilët lëshohen në pyll dhe aroma e tartufit I ndjell, pasi ka të njëjtat feromone seksuale si të mashkullit, duke bërë që në këtë mënyrë të gjejnë bimën. Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër. Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjedhe, as degë.

Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera. Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufë. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë. Ndërkohë që tartufët e bardhë që ngjajnë me zhardhokët e patates, por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin. E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën rritet.

Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme. Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton. Ndërkohë që sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi. Kërpudhat e zonës së Reçit në Malësi të Madhe janë gjithashtu tejet të kërkuara dhe eksportohen në Francë. Këto kërpudha rriten në zonën e gështenjave dhe mbulohen nga degë dhe gjethe gështenjash. Këto kërpudha të bardha të cilësisë së lartë, të cilat pak kush i njihen shiten më pas restorantet e Tiranës dhe Durrësit. Tartufi nuk mund të kultivohet dhe për shkak se kultivimi i kësaj specieje nuk ka arritur të imitojë asnjë prej cilësive të saj në gjendje të egër, e ka rritur tej mase çmimin në treg. Tartufi është padyshim një thesar i fshehur në pyjet tona, për të cilin ne dimë kaq pak dhe që kemi humbur kaq shumë, pasi tartufi është një biznes me fitim marramendës. /AgroWeb.org/

L

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

PD dorëzoi në KAS dosjet voluminoze për shkeljet zgjedhore, zbardhen pretendimet e selisë blu

Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS 10 dosjet voluminoze për shkeljet e pretenduara elektorale në 9 qarqe të vendit, konkretisht për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin,...

“Demokracia lind me liri, rritet me ligje demokratike”, njoftohet protesta e parë te kryeministria pas zgjedhjeve të 25 Prillit

Shoqëria civile së bashku me ish-të përndjekur politikë, aktivistë dhe intelektualë ka parashikuar në datën 12 Maj mbajtjen e një proteste në ambientete përballë...

Ngjarje tragjike në rrugët e qytetit shqiptar, makina humb kontrollin dhe përplas për vdekje dy fëmijë 8 vjeçarë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në Kosovë, ku një veturë ka rënë në lumë në fshatin Carralevë. Si pasojë...

Mbi 8 mijë raste të reja, shënohet numri më i ulët i viktimave në Itali që nga tetori

Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 8,292 raste të reja me koronavirus nga 226,006 testime të kryera për të dyshuar. Sot...

Përfundon kontrata me vaksinën AstraZeneca, BE: Nuk do ta rinovojmë

Thierry Breton, Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm deklaroi sot, se Komisioni Europian nuk do të rinovojë kontratën për vaksinat e koronavirusit me AstraZeneca...