Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit. Shtetasi me iniciale A. Gj., duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, ka aksidentuar një shtetas duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Nga hetimet paraprake të Policisë së Tiranës rezulton se shtetasi i aksidentuar, në momentin e aksidentit, ka qenë duke dalë nga mjeti i tij.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e viktimës si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.