Këto ditë në Kishën e Laçit kanë ndodhur dy ngjarje tepër të hidhura për besimtarët katolikë, por jo vetëm. Lajmi i parë i hidhur është zjarrvënia e qëllimshme e pishave dhe kullotave që ndodhen shumë pranë kësaj Kishe të shenjtë. Qëllimi i kësaj zjarrvënieje, vetëm dhjetëra metra larg Kishës, vetëkuptohet nga të gjithë. Rrezikon Kishën e Shna Ndout dhe provokon besimtarët.
Ndërsa, skur të mos mjaftonte ky lajm, ai i dyti është akoma më i hidhur. Dje pasardhësit komunistë, kanë tentuar prangosjen e njërit prej fretërve të Kishës së Shna Ndout në Laç. Kështu shkruan Frat Kolë Baruti në një status në facebook:
“Dje isha plot e përplot i rrethum (si gjithmonë në ditë të veshtira) me kopilat ( simpatizantat e xhaxhit Enver). Munsisht disa prej tyne fratit të Kishës së Shna Nout, deshën me i vu edhe prangat, që do të ishte kenë ner e burrni për mu me fjet sonte në burg. Helmi i xhaxhit qëndron n’kmisha t’shtatit, për mos me thanë edhe ma thellë.”
Fatkeqësisht, për shërbëtorët e djallit, nuk ka mjaftuar mbyllja e Kishave dhe Xhamive, ndjekja dhe persekutimi i meshtarëve nga diktatura komuniste. Nuk ka mjaftuar as sorollatja nëpër gjyqe akoma në ditët e sotme për legalizimin e plotë (akoma në gjyq për një parcele afër kishës) të truallit të Kishës së Shna Ndout në Laç. Por këlyshët e komunistave kanë dashur ta çojnë edhe më tej veprën e tyre djallëzore.
Të lutemi, që Zoti me ndërmjetësinë e Shna Ndout, të zbusë tensionet, e të largojë presionet që njerëz të papërgjegjshëm i bëjnë vëllezërve tanë, fretërve Françeskanë që shërbejnë në Kishën e Laçit. Dashuria që shqiptarët kanë mbi këtë Kishë, mbizotëroftë mbi urrejtjen që djalli dhe shërbëtorët e tij kanë mbi këtë Kishë të shenjtë. Amen!
/jezusiështëdashuri/