27 viktima nga përmbysja e gomones në Kanalin Anglez, mes tyre edhe 5 gra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

27 viktima nga përmbysja e gomones në Kanalin Anglez, mes tyre edhe 5 gra

10:22 | 25/11/2021
në Bota, Kryesore
0

Një vajzë e re ishte në mesin e 27  personave që u mbytën në brigjet e Francës pas fundosjes së gomones teksa po transportonte emigrantë për në Britani, në një nga incidentet më vdekjeprurëse në Kanalin Anglez gjatë viteve të fundit, shkruan CNN

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin tha se pesë gra ishin në mesin e viktimave, dy persona arritën të shpëtonin, ndërsa një rezulton ende i zhdukur. Katër persona të dyshuar janë arrestuar tashmë, sipas Agence France-Presse.

Rruga e ngushtë ujore midis Britanisë dhe Francës është një nga korsitë më të ngarkuara të anijeve në botë. Refugjatët dhe emigrantët që largohen nga konflikti, persekutimi dhe varfëria në vendet më të varfra të botës ose të shkatërruara nga lufta rrezikojnë kalimin, shpesh në gomone të papërshtatshme për udhëtim dhe në mëshirën e kontrabandistëve të njerëzve, duke shpresuar për një jetë më të mirë, raporton abcnews.al

Read more

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

“Përgjegjësit kryesorë për këtë situatë të neveritshme janë kontrabandistët, domethënë kriminelët që për disa mijëra euro organizojnë trafikun e qenieve njerëzore nga Iraku, Afganistani, Afrika, Azia dhe që më pas i përdorin këta njerëz për t’i sjellë në Belgjikë, Holandë, Francë, veçanërisht për të kaluar Kanalin dhe për të shkuar në Britaninë e Madhe”, tha Darmanin.

Deri më tani, më shumë se 25,700 persona kanë kaluar Kanalin Anglez për në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla, sipas të dhënave të përpiluara nga agjencia britanike e lajmeve PA Media – trefishi i totalit për të gjithë vitin 2020.

Vetëm të mërkurën, autoritetet franceze shpëtuan 106 njerëz që po kalonin me varka të ndryshme në Kanalin Anglez. Mbrëmjen e së mërkurës vonë, kryeministri britanik Boris Johnson tha se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar” nga lajmi se dhjetëra njerëz u mbytën në brigjet e Francës.

Presidenti francez Emmanuel Macron shtoi se Franca “nuk do të lejojë që Kanali të bëhet një varrezë”. Megjithatë mediat raportuan se rreth 25 varka kishin tentuar kalimin gjatë së mërkurës. Deri më tani raportohet se 31 persona janë mbytur por bilanci mund të rritet.

Macron tha se Franca kishte bashkëpunuar me Mbretërinë e Bashkuar për disa muaj për të shkatërruar rrjetet e kontrabandës.

“Që nga fillimi i vitit 2021, falë mobilizimit të 600 policëve dhe xhandarëve, në bregdetin verior janë arrestuar 1552 persona dhe janë shkatërruar 44 rrjete”, tha ai. “Pavarësisht këtij aksioni, që nga 1 janari janë bërë 47,000 tentativa për të kaluar në Britaninë e Madhe,  dhe 7,800 emigrantë janë shpëtuar nga ekipet tona të shpëtimit”

Kryeministri francez Jean Castex e përshkroi incidentin një “tragjedi”. Javën e kaluar, 243 persona u shpëtuan në Kanalin Anglez teksa po përpiqeshin të kalonin në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë disa persona kanë protestuar në portin Calais të mërkurën në mbrëmje, me demonstruesit që bënin thirrje për trajtim më të mirë të emigrantëve.

Në një pankartë shkruhej: “30 vite njoftime, trajtim çnjerëzor dhe poshtërues”.

Etiketa: 27 viktima nga përmbysja e gomonesAngli

Të Lidhura

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Para
Vjosa Osmani pret sot në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Vjosa Osmani pret sot në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com