25 prilli dhe zdramahilli – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

25 prilli dhe zdramahilli

19:28 | 20/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Edmond Tupja

Në shtetin tonë të dashur më shumë feudal sesa kapitalist, kur një qytetar dëshiron të shesë makinën, vë nga brenda xhamit të përparmë të saj një letër apo karton me fjalën “shitet” të shoqëruar me një numër telefoni, çka haset ende si dukuri edhe në disa vende të tjera. Veçse Shqipëria jonë origjinale, sidomos në periudha parazgjedhore, i ofron opinionit kombëtar e ndërkombëtar një spektakël të paparë që ka në qendër pikërisht dukurinë “shitje”: Ekzistencën e një burse të pazakontë që përpiqet të jetë e padukshme, me ligjet e saj tejet të pamoralshme, por që, fatkeqësisht, funksionon thuajse në mënyrë të përkryer. Për çfarë lloj burse na u bëka fjalë? Oh, të nderuara lexuese dhe zotërinj të nderuar që jeni duke lexuar këto radhë, por edhe ju të tjerat e të tjerët që do t’i lexoni kur të gjeni një kohë më të përshtatshme, besomëni që pyetja që sapo bëra e ka një përgjigje të thjeshtë, të thjeshtë sa më nuk bëhet, sepse ajo, pyetja ime, pra, lidhet me shitblerjen e votave, dukuri fort e njohur kjo sidomos, kryesisht e në veçanti gjatë këtyre viteve mavi.

Sidoqoftë, të dy palët që zhvillojnë me sukses këtë biznes bien detyrimisht një erë kutërbuese ngaqë shitësve të votave era e qelbur u buron bujarisht në anglishte edhe nga tre tingujt e parë të togfjalëshit “shitës votash”, kurse blerësve të votave u vjen nga katër tingujt “lerë” të togfjalëshit “blerës votash”.Çfarë kuptimi ka fjala “lerë”? “Fjalori i gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006) e përkufizon atë si “zhul nga të palarët, llum, zdralë” dhe, çuditërisht, por në mënyrë domethënëse, fill pas fjalës “zdralë”, në të njëjtin fjalor, vjen fjala “zdramahill” në kuptimin mitologjik “lugat, kukudh”, kurse në kuptimin figurativ “njeri i keq e trupmadh”.

Read more

E kemi denoncuar prej kohësh –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Gjithsesi, zdramahilli (oh, çfarë rastësie e pamëshirshme: Kjo fjalë përmbajtka mbiemrin e kryeministrit tonë!), e paska konceptuar dhe drejtuaka mjeshtërisht Bursën e Shitblerjes së Votave tamam sikur këto të ishin aksione të mirëfillta, ngaqë e ka kuptuar se, duke e varfëruar në mënyrë të tejskajshme njeriun shqiptar (homo albanicus), e shtyn atë në qorrsokakun e një kompromisi të neveritshëm me ndërgjegjen e vet duke e detyruar të shesë votën për një thes miell ose 5 000 lekë në rastin më të mirë.

Gjithsesi, zdramahilli është në rregull me ndërgjegjen e vet: Gjithçka që ai bën, e bën për të mirën e popullit tonë, për t’i zgjatur atij jetën duke luftuar kësisoj diabetin dhe obezitetin, sepse pandemia vret pikërisht edhe ata që vuajnë nga këto dy sëmundje shpesh shoqëruese të të prekurve nga kovid-19-a, ndërkohë që duke ngrënë më pak, pra duke vuajtur disi nga uria, ne shqiptarët, do të kontribuojmë në pasurimin e rimëkëmbjen e vendit, duke i dhënë kështu një hov të ri edhe rilindjen shpëtimtare mavi, mavi, mavi deri në (s)ekstazë, deri në dalldi, jerm et përçartje, çka do të përbëjë pa dyshim një (s)eksperiencë fatlume jo vetëm për popujt e Ballkanit, por edhe për ata të Bashkimit Europian e më gjerë, pse jo, deri në Kinë e në Amerikë, madje përtej sistemit tonë diellor, përtej galaktikës sonë!

Gjithsesi, 25 prilli po afron! Populli shqiptar do t’iu drejtohet qendrave të votimit dhe zdramahilli të jep përshtypjen se është i sigurt që Bursa e Shitblerjes së Votave do të funksionojë më së miri, pavarësisht kundërshtarëve të tij këmbëngulës, ndonëse disi të përçarë, pavarësisht përpjekjeve të vakëta të ndërkombëtarëve për të ndrequr atë që shqiptarët nuk janë ende në gjendje ta bëjnë me forcat e tyre, d.m.th. të ndërtojnë një shtet të së drejtës, një ekonomi të begatë për njerëzit e punës e të besës dhe një mendësi demokratike të re.

Gjithsesi, diçka do të ndodhë, madje duhet të ndodhë, kjo ka nisur të ndihet në ajër, është diçka si një kushtrim dhe njerëzit e ndershëm tash e tutje kanë ndjesinë se vota është liria e tyre, pasuria e tyre e paluajtshme, se ka ardhur koha që zdramahilli, ky lugat apo kukudh, trupmadh, por shpirtvogël, t’i lërë të shkojnë për të votuar të qetë, mendjembledhur dhe plotësisht të bindur më në fund se ai që votën shet, ndërgjegjen e tij dhjet e stërdhjet!

Etiketa: 25 prilli dhe zdramahilliedi ramaedmond tupja

Të Lidhura

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

nga 27
23:30 | 14/05/2026
0

Projekti 2 miliard dollarësh “Durrës Yachts & Marina” i investitorit me famë botërore Muhammed El Alabbar vijon prej 2 vitesh...

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

nga 27
22:42 | 14/05/2026
0

Opozita dhe maxhoranca po shkojnë drejt një tjetër konsensusi që lidhet me integrimin. Bëhet fjalë për ligjet e integrimit, që...

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

nga 27
22:20 | 14/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Gjatë intervistës...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:30 | 14/05/2026
0

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në...

Para
Mjekja psikiatre: COVID-i është myk dhe kalohet me duhan (film)

Mjekja psikiatre: COVID-i është myk dhe kalohet me duhan (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

23:30 | 14/05/2026
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

22:42 | 14/05/2026
Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

22:20 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:30 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:20 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –
  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com