Dibra, qyteti i urtë i shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dibra, qyteti i urtë i shqiptarëve

13:00 | 15/05/2016
në Uncategorized
0

Mbi bulevard shtrihen lagjet e heshtura të qytetit, ndërsa sipër tyre është vendosur një kurorë e gjelbër me korije e pyje. Rrugicat e qeta ngjiten përpjetë mes shtëpive të reja, por aty këtu syri të zë ndonjë nga shtëpitë e vjetra që ende qëndron me kryet lart, edhe pse pa njerëzit që mund t’ju çelin dyert.

Për të shkuar në Dibër të Madhe ka tri rrugë. Një rrugë vjen nga Peshkopia, një rrugë vjen nga Tetova dhe një nga Struga. Ndryshe nga shumë qytete që janë ndërtuar ku kalojnë rrugët ose në fund të tyre, Dibra është një nga ato qytete, ku duket se rrugët shkojnë drejt saj. Kjo të kujton historinë e saj të pasur, ku shumë dibranë të shquar kanë lënë gjurmë në ngjarjet historike të kombit shqiptar.

27 dibra e madhe DSC_0147 (1)

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pasi kaluam Strugën hymë nëpër një rrugë, që gjarpëronte në një peisazh të mrekullueshëm, duke kundruar nga ana e djathtë Liqenin e Dibrës.

Qielli ishte i vrenjtur, por kur po afroheshim, retë ishin hapur pak, duke i lënë vendin rrezeve të diellit që binin mbi qytetin e vogël, sikur donin të na tregonin për ku ishim nisur.

Ishte e shtunë dhe në qytet kishte lëvizje më tepër se zakonisht. Një banor që pyetëm aty, na shpjegoi me hollësi se ku mund të parkonim, pasi në një ditë pazari si e shtuna ishte vështirë të gjeje parkim në qendër. Shitoret gumëzhinin nga të dyja anët e bulevardit të vogël, poshtë, në katet e para të ndërtesave. Pjesa perëndimore e bulevardit shtrihet nën lagjet e vjetra të qytetit, ndërsa pjesa lindore ka nga të dyja anët pallate të reja. Nëse kalon pranë ndonjë qebaptore të vogël, ndjen aromën e mirë të gatimeve vendase. Është interesante se kudo, nëpër dyqane, bar kafe, apo restorante, mund të blesh pa problem me disa lloje monedhash: Dinarë, Euro, Dollar amerikan, madje dhe me Lekë shqiptare. Kjo të kujton Dibrën e hershme, që ka qenë qendër e rëndësishme tregtare për të gjithë trevat shqiptare.

Tradita artizanale pothuajse nuk të bie në sy dhe vendin e gurpunuesve të shquar, apo dibraneve të famshme për punimin artizanal të qilimave, tani e kanë zënë dyqane me vitrina të mëdha xhami që tregtëjnë kompjutera, celularë, veshje etj. Qendra e qytetit është e rrethuar me bustet e figurave të njohura dibrane, si shqiptare ashtu edhe maqedonase, ndërsa bie në sy busti i Skëndërbeut, që dibranët me krenari e quajnë trashëgimtarin e tyre, pasi i ati, Gjoni, vinte nga një derë dibrane.

skenderbeu

Mbi bulevard shtrihen lagjet e heshtura të qytetit, ndërsa sipër tyre është vendosur një kurorë e gjelbër me korije e pyje. Rrugicat e qeta ngjiten përpjetë mes shtëpive të reja, por aty këtu syri të zë ndonjë nga shtëpitë e vjetra që ende qëndron me kryet lart, edhe pse pa njerëzit që mund t’ju çelin dyert.

shpi jashte

Ndalojmë para njërës prej tyre dhe kureshtja jona nuk lihet pa u vënë re nga një komshi aty afër. Pasi na përshëndet na pyet “Doni ta vizitoni”? “Po”, i përgjigjemi. Ai troket në portën e një komshiu tjetër që mban çelësin e shtëpisë, Remziut, i cili na hap derën.

Shtëpia është e vjetër dhe e lënë pas dore, por mbahet akoma. Dyert janë të thyera dhe mbi dysheme ka rënë pluhuri kushedi prej sa vitesh. Në koridor janë vetëm disa rafte të vjetër me kanata druri të gdhendur me dekorime, e mbi ta dy radio të vjetra. Në tavanin e sallonit, ose odës dibrane së pritjes siç i thonë, varet një tavan druri që të kujton kohën e lavdishme të Dibrës.

Dërrasat e shtëpisë kërcasin sa herë që i shkel. Duket sikur duan të të tregojnë diçka nga ajo kohë kur shtëpia ishte plot me njerëz, të moshuar, burra, gra, fëmijë…

shpi e vjeter brenda

Remziu na tregon se të zotët janë emigrantë në Amerikë dhe duan ta rrëzojnë e të ndërtojnë një të re. Edhe ai ka qenë emigrant në Belgjikë, madje ka djalin ende aty. E pyesim çfarë punon. “Pa punë jam” na thotë. “Qëkur jam kthyer nga Belgjika, jam pa punë“.

Ngjitemi në rrugicat e përpjeta. Nga një çezmë e vjetër punuar me gurë prej mjeshtrave dibranë gurgullon ujë i ftohtë. Më sipër duket një kishë e vogël mes një lëndine të gjelbër. Nga sipër qyteti shfaqet me çatitë e tij shkallë shkallë që zbresin drejt fushës, ndërsa mes tyre ngrihen minaretë e bardha të xhamive. Është mesditë dhe tymi i qebaptoreve është shtuar. Zbresim përsëri dhe gjendemi përballë pallatit të kulturës. Para tij presin disa fëmijë me libra në duar, që po presin për të zhvilluar kursin përgatitor për provimin e fundvitit.

Kur dalim që aty pyesim një qyetar, se ku ndodhej komuna e qytetit. Besnik Pjeça, që e takuam rastësisht, për fat të mirë punonte në komunë dhe na premtoi, se mund të na ndihmonte të takonim edhe kryetarin. E telefonoi dhe na tha, se na priste pas pak. Deri atëherë dolëm edhe njëherë në qytet me Besnikun, i cili me shumë dashamirësi na tregoi më tepër për qytetin.

27 besnik pjeca (1)

Besniku ka katër vajza, që të katra me arsim të lartë. Vetëm një prej tyre punonte, ndërsa tre të tjerat po prisnin të gjenin një vend pune ashtu si shumica e të rinjve dibranë. Mbrëmjen e kaluar, në qytet kishte patur një aktivitet të madh me gjithë maturantët, ç’ka ishte një traditë e qytetit për vite me rradhë. “Dibranët e vlerësojnë tepër arsimin” na thotë Besniku. “Nga 150 maturantë vitin e kaluar, 95 prej tyre vazhduan studimet e larta”.

Më pas u ulëm në një kafe aty pranë dhe Besniku ftoi edhe dy miq tij gazetarë, që punonin për televizionin lokal të Dibrës. Vjollca dhe Qenani na treguan me çiltërsi për rolin e medias lokale në Dibër dhe përpjekjet e tyre. Na bëri përshtypje sidomos përkushtimi i tyre dhe krenaria që shfaqën hapur, se televizioni i tyre ishte i vetmi televizion lokal në Maqedoni, që transmetonte edicionet informative në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe turqisht. Ajo ç’ka mungonte gjithmonë në televizionin e tyre ishte rubrika e kronikës, jo vetëm se e shmangnin për etikë profesionale, por sepse në Dibër për fat të mirë nuk ndodhte asgjë për t’u shënuar në kronikën e zezë.

Pas tyre takuam kryetarin e komunës, z. Ruzhdi Laha. Për shkak të angazhimeve të tij atë ditë, kohën e kishte shumë të rezevuar dhe u ulëm në një kafe pranë komunës. Ruzhdiu ishte një njohës i mirë i historisë e kulturës dibrane dhe fliste me shumë pasion e dëshirë për vendin e tij.

27 ruzhdi laha 1

Gjatë intervistës, ai shpesh herë nuk mund t’i fshihte emocionet, madje kur po tregonte për vitet që kishte studiuar në Prishtinë dhe mikpritjen kosovare, buza po i dridhej nga emocionet dhe sytë ju mbushën me lot.

Pas intervistës, mbrëmja po afrohej dhe menduam të largoheshim. Besniku na ftoi në shtëpi me shumë mirësjellje, por duhet të ktheheshim. Përcollëm Besnikun pranë shtëpisë dhe nuk mund të mos na binte në sy një tjetër shtëpi e vjetër dibrane. Besniku gjeti çelësin dhe na i çeli derën. Edhe kjo ishte shtëpi e vjetër, por e rikonstruktuar me një fond të BE-së. Shtëpia ishte madhështore, me dritare druri të gjata, ngjitur me njëra tjetrën, ndërsa muret të lyera me të bardhë. Shkallët të çonin në një korridor të madh plot dritë, me dysheme dhe tavan druri, rrethuar nga dritare që shihnin poshtë, mbi qytet. Ndryshe nga shtëpitë e tjera, kishte dy oda pritje. Njëra prej tyre, ajo më e madhja, kishte sipër një kube ovale, oxhakun përballë dhe rreth e rrotull minderet ku uleshin miqtë. Dukej një odë e ndërtuar posaçërisht për kuvende të rëndësishme, nga ato që Dibra i ka dhuruar shpesh historisë shqiptare.

dibra shpi brenda

Zbritëm shkallët, ndërsa Besniku e kyçi portën përsëri. Kushedi kur do të hapej përsëri ajo portë!

Përshëndetëm Besnikun dhe morëm rrugën për t’u larguar. Mbrëmja kishte filluar të binte. Po na vinte keq që largoheshim, por Dibra është një nga ato qytete, që s’mund të rish pa u kthyer sërish.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Iran, sulmi vdekjeprurës më 1981, arrestohet autori në Tiranë

Iran, sulmi vdekjeprurës më 1981, arrestohet autori në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com