“Do të sjellë falimentimin”, Instituti i Shkencave: Qeveria të heqë dorë nga amnistia fiskale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do të sjellë falimentimin”, Instituti i Shkencave: Qeveria të heqë dorë nga amnistia fiskale

21:37 | 19/07/2022
në Uncategorized
0

Instituti Shqiptar i Shkencave ka shprehur qëndrim totalisht kundër amnistisë fiskale. Prandaj, ditën e sotme i kërkoi që të tërheqë projekt-ligjin për amnistinë fiskale dhe penale, sepse, sipas studimeve të tij, vendi nuk është gati për një amnisti të dyfishtë të këtij lloji. Ekspertët e ekonomisë pohojnë se projekt-ligji për amnistinë nuk ndalon qartë pastrimin e parave nga bota kriminale, si dhe u jep mundësinë shtetasve të huaj, që ta shndërrojnë Shqipërinë në një parajsë fiskale për çdo para të dyshimtë, që buron nga korrupsioni, krimet dhe trafiqet.

Shqipëria nuk është gati për një amnisti fiskale dhe penale të përmasave që ka përgatitur qeveria me projekt-ligin e fundit. Ky është përfundimi i dy studimeve, që ka hartuar Instituti Shqiptar i Shkencave, themelues i Qendrës Open Data Albania.

Gjatë një takimi me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në mjediset Europe House të Bashkimit Europian, mbi pastrimin e parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale dhe Penale, Instituti shpalosi përfundimet e studimeve. Sipas tij, Shqipëria nuk është gati për këtë hap, për shkak të rezultateve të pamjaftueshme në reformimin e institucioneve, në luftën kundër korrupsionit, dhe në goditjen e informalitetit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Drejtuesja e Institutit Shqiptar të Shkencave, Aranita Brahaj, thotë se “projekt-ligji në asnjë nen të tij nuk shprehet qartë nëse pengon apo jo autorë të veprave të rënda penale të pastrojnë paratë e veprimtarive kriminale”. Ajo theksoi se “projekt-ligji ka hapësirë për paranë e korrupsionit, sepse lejon hapësirë për subjekte që kanë bërë fitime nga korrupsioni përpara një date të caktuar dhe vijnë për t’i pastruar”.

Autorët pohojnë se të dy studimet, legjislative dhe financiare, rrëzojnë çdo justifikim të shumicës socialiste, se aministia nuk do të përdoret per pastrim produkt kriminal. Nga kjo amnisti fiskale, pohojnë ata, shumica socialiste u jep mundësinë edhe shtetasve të huaj, që të sjellin në Shqipëri pa ndonjë burim origjine.

Ekspertë të tjerë pohojnë se amnistia e projektuar në këtë formë është paradoksale, sepse në të gjithë vendet e BE-së evazioni fiskal përbën një krim të dënueshëm kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. “Po ashtu transferimi i parave jashtë kanaleve bankare është veprim i ndëshkueshëm në çdo shtet normal të konsoliduar. por qeveria po nxiton të mbyllë disa llogari me klientelën që i detyrohet”, – thotë Zef Preçi, drejtues i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Ai shton se Shqipëria ka ekonomi formale, informale dhe kriminale, por me këtë amnisti ka ndodhur projektimi i një parajse fiskale, gjë që do të sjellë falimentimin e sistemit fiskal të vendit. Ndonëse në nismën e kësaj amnistie është thënë se ajo do të jetë si një lehtësi për mundësinë e hyrjes së kapitaleve informale të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, kjo po përzjehet me veprime të tjera të dyshimta.

Ekspertët e Institutit të Shkencave, qeveria duhet ta rishikojë edhe një herë projekt-ligjin, bazuar edhe në rekomandimet e organizmave ndërkombëtarë dhe Delegacionit të BE-së. “Ky projekt-ligj nuk duhet të miratohet në formën që është paraqitur, Shqipëria është në një proces vlerësimi nga BE dhe nuk do të shmangë monitorimin nëse e bën amnistinë pak kohë para hapjes së negociatave me BE-në” – thotë zonja Brahaj.

Një tjetër paqartësi e madhe, sipas saj, është edhe mënyra se si do të zbatohet kjo amnisti, cilat janë mekanizmat bankare, mënyrat se si këto para do të vijnë nga shtete anëtare të BE-së apo vende të tjera dhe këtu ka sërish elemente me risk të lartë. Situata fiskale dhe penale e vendit para amnistisë, vlerësojnë studiuesit, është problematike sa i takon korrupsionit, krimit të organizuar dhe nuk është zgjedhur çasti i duhur për një amnisti fiskale dhe penale, me kaq shumë mungesa dhe paqartësi./VOA/

 

Etiketa: amnistia fiksaleInstituti Shkencavekërkesëkrimpastrim parashrrezik

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

Zjarret nuk kursejnë as Anglinë, qindra të evakuuar në afërsi të Londrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

15:55 | 01/02/2026
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

15:25 | 01/02/2026
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

15:21 | 01/02/2026
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

14:57 | 01/02/2026
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –
  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –
  • Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –
  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –
  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com