Nga Arben Llalla
Ju kujtohet kjo fotografi? U çorrën grekët me britma, me deklarata se do bënin namin, do çonin në gjyq të UEFA-s çështjen dhe do dënonin ashpër Shqipërinë. Deklaruan grekët me anë të ministrit të tyre Nikos Kotzias se më 21 Korrik bëhet gjyqi i madh për të dënuar Shqipërinë dhe shqiptarët për këtë parrullë, “Genocidi grek kundër popullsisë shqiptare në Çamëri 1944”.
Por, kaloi 21 Korriku edhe asgjë nuk ndodhi, asnjë gjyq, asnjë media greke nuk shkruajti asgjë.
Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Blla, blla, kërcënime mediatike greke si gjithnjë.