20 të burgosur hyjnë ne grevë urie – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

20 të burgosur hyjnë ne grevë urie

09:28 | 14/06/2016
në Uncategorized
0

Që prej tri ditësh, mbi 20 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë janë futur në grevë urie, pasi kërkojnë që të zbatohet vendimi i marrë disa muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”. Bëhet fjalë për të dënuarit e sektorit të sigurisë së zakonshme, të cilët janë ndëshkuar nga organet e drejtësisë për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përfshi edhe atë të armëmbajtjes pa leje.

 

Të dënuarit deklaruan se kanë hyrë në grevë urie pasi kërkojnë të drejtën e rigjykimit të tyre, kërkesë e cila ende nuk është marrë parasysh nga Gjykata e Lartë. Të indinjuar, ata deklaruan se po mbahen padrejtësisht në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit, pasi në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ata përfitojnë në mënyrë ligjore ulje të dënimit. Jo vetëm kaq, por 20 të burgosurit pohuan se Gjykata Kushtetuese ua ka dhënë atyre të drejtën e rigjykimit, por këtë të drejtë po e mban peng Gjykata e Lartë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

 

“Prej kohësh kemi qëndruar në pritje për t’u rigjykuar, por kjo ende nuk po ndodh. Kërkesën tonë ia kemi paraqitur drejtorit të burgut të sigurisë së lartë të Drenovës, Robert Kodra, por ende nuk kemi marrë një përgjigje konkrete. Jemi të tensionuar dhe të rënduar nga ana psikologjike, ndaj bëjmë apel për drejtësi, pasi mbi të gjitha jemi njerëz, pavarësisht gabimeve që kemi bërë në jetë”, pohuan të dënuarit që janë hedhur në grevë urie.

 

Sipas tyre, hyrja në grevë ishte e vetmja mundësi që të dëgjohet zëri i tyre. Mësohet se drejtuesit e burgut të Drenovës u kanë kërkuar të dënuarve që të dalin nga greva për të mos rënduar situatën shëndetësore, por këta të fundit nuk kanë pranuar, por janë të vendosur që të kërkojnë deri në fund të drejtën e tyre.

 

TE DENUARIT

“Jemi mbi 20 të dënuar në sektorin e sigurisë së zakonshme që kërkojmë të drejtën për rigjykim, në bazë të vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ka konsideruar antikushtetues ashpërsimin e dënimit për personat që arrestohen për veprën penale të ‘Armëmbajtjes pa leje’. Jemi lodhur nga pritja dhe nuk mundemi të durojmë më. Kemi bërë kërkesa, por askush nuk kthen një përgjigje. Nuk arrijmë të kuptojmë përse nuk zbatohet vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese. Nuk dalim nga greva e urisë derisa të dëgjohet ynë”, u shprehën të dënuarit.

 

Jo vetëm kaq, por 20 të burgosurit grevistë i bëjnë apel për ndihmë edhe Avokatit të Popullit. “Jemi të mbyllur pas hekurave dhe askush nuk na dëgjon. Jemi njerëz, jo kafshë. Drejtuesit e burgut, në vend që të respektojnë të drejtat tona, na kërkojnë të dalim nga greva duke ushtruar edhe presion ndaj nesh. Kjo që po ndodh është e tmerrshme. I kërkojmë Avokatit të Popullit të kthejë sytë nga ne, sepse askush tjetër nuk do t’ia dijë”, tha për “GSH”, njëri prej të dënuarve.

 

Ndërkaq, 20 të dënuarit pohuan gjithashtu se do të hidhen në protestë edhe familjarët e tyre në shenjë solidarizimi me ta. Nga ana tjetër, drejtuesi i IEVP-së Drenovë, Robert Kodra ka pranuar dje se disa të dënuar kanë nisur grevën e urisë, ndërsa ka sqaruar se shkak për këtë është bërë kërkesa e tyre për rigjykim. “Vakumi ligjor i ligjit 278/5 ka sjellë këtë ngecje të rishikimit të ligjit të ri.

 

Gjykata e rretheve nuk ka nisur asnjë gjykim, pasi ende nuk iu është dhënë një udhëzim apo një qarkore nga Gjykata e Lartë. Kjo pasi në Gjykatën e Lartë është bllokuar puna për një kohë të papërcaktuar. Të dënuarit kanë bërë edhe rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërsa ende janë në pritje të saj”, – deklaroi Kodra

Etiketa: 20 te denuar ne greve urie

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Mblidhet Komisioni/ Votohet drafti i reformës në drejtësi

Mblidhet Komisioni/ Votohet drafti i reformës në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com