Ka ndodhur në vitin 1999, në sheshet e Athinës kur shqiptarët ishin mbledhur atje në mbështetje të popullit të Kosovës, kundër genocidit serb.
Ishte koha e luftës së Kosovës dhe shqiptarët në të gjithë shtetet ku jetonin, u solidarizuan me popullin e Kosovës përmes protestave në kryeqytetet ku ata jetonin. E tillë ishte edhe protesta e emigrantëve shqiptare në Athinë, ku mes thirrjeve kundër genocidit serb “Rroftë populli i Kosovës”, u dëgjua edhe thirrja “Rroftë Çameria”.
Ishte një kujtesë për genocidin grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamerisë, ndodhur në vitin 1945, por i ngjashëm me genocidin serb ndaj Kosovës.
Një dokumentar i realizuar nga autori Lirio Nushi, për studiuesin Arvanit-Arbërorë, Aristidh Kolja-s, i cili punoi deri në fund të jetës së tij për kluturën, historinë she të vërtetën e Arvanitëve-Arbërorë të Greqisë.
Dekumentari i kushtohet patriotit të madh A. Kolaj i cili mbrojti me guxim të drejtatat e Shqiptarëve dhe të Kosovarëve në Greqi.