1958/ Torturat ndaj kosovarëve në kampin e Semanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1958/ Torturat ndaj kosovarëve në kampin e Semanit

11:46 | 10/02/2018
në Uncategorized
0

Nga Kastriot Dervishi

Një letër tjetër e një emigranti kosovar, i cili në korrik 1958 shkruan për torturat që u bëhen në kampin e Semanit. Këtu ishin grumbulluar prej regjimit, emigrantët shqiptarë të Kosovës që shpresonin se do gjenin lumturinë te regjimi internacionalist i E.Hoxhës. Letra i drejtohet diktatorit. Si është trajtuar nënshkruesi mund të ishin trajtuar edhe enveristët e Kosovës nëse do vinin në atë kohë në Shqipëri.

***
Unë i nënshkruesi Brahim Hazizi kam nderin të paraqes këtë ankesë që ma poshtë vijon:
Meqenëse gjindesha në kampin e emigrantëve jugosllavë si emigrant, nevoja e domosdoshme, më detyroi të t’ju paraqes këtë ankesë.
Tue shpresue se nga ana e juaj do të gjejmë mbështetje të sinqertë, vendosëm të ju drejtohemi personalitetit tuaj.
Qëllimet tona të flakta ishin që Kosovën ta lulëzojmë me liri. Lamë vatrat, i vumë kryqin shtëpisë, tue lanë familjen pa zot në shtëpi dhe erdhëm në RP të Shqipërisë me bindjen se do të gjejmë përkrahje nga partia, tuj na i dhanë të drejtat e barabarta pa dallim shtetësie, sepse kombësia nuk na ndan.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ndonëse s’kemi thith liri, sepse gjithmonë Kosova ka qenë e robnueme, por prapë se prapë në zemrat tona rrafin ndjenjat shqiptare-burrnore. Kurrë s’kemi durue serbianin, as malazezin të na cenojë nderin, por këto raste që po ndodhin mbi ne nga ana e organeve qeveritare të Shqipërisë: tue na përbuzë me shamje dhe rrafje, këto s’janë të rralla. Prandaj jemi shqiptarë, s’na mungon nderi të cilën e kemi ma të shtrenjtë sa jetën.

Nuk dijmë a keni dijeni ju mbi këto gjana, këto tortura të padurueshme! A shkruen kund në ligj për neve apo jemi të mbetun mbas dore fare. Në qoftë se nuk i kemi zbatue rregullat e qeverisë kërkojmë dënimin e merituar me burg. Besojmë që nuk është koha e torturave. Kjo ashtu nga komanda që gjendet në Seman, si nëntogeri (Myrdaj), policët dhe përkrahësit e tyre.

Dëshiroj me dijt se çfarë e drejtë asht që polici të hyjë në kohën që gjendemi në gjumë dhe të thërrasë emigrantin Zek Arifi që t’i sjelli deri sa të shtren mirë. Kjo ndodhi natën e 21 dhe 22 majit, po të këtij viti, megjithëse nuk ka pasur kurr farë gabimi.
Mirëpo ç’i ndodhi më datën 22 maj emigrantit Brahim Azizi në moshën 56-vjeçare. Pati nderin nëntoger Myrdaj dhe i qëlloi me 4 goditje fytyrës dhe dy shkelma si peshqesh të pleqnisë, megjithëse që s’përfaqësojnë kurrfarë gabimi. Por këto goditje s’janë vetëm te emigranti i përmendur, por ka dhe sa e sa të tjerë.

Këto janë të vërteta. Ju lutem, në rast se na konsideroni si armiq, të na pushkatoni ose burgosni. Prandaj kjo asht ba e padurueshme nga ana jonë. Ka qe një vit që gjendem në kampin e Semanit dhe askush nuk erdhi nga organet e nalta të qeverisë me pa gjendjen tonë.

Sikur të kishim luftue krah për krah me fashistët. Këtë s’e kishim prit, kurse neve kemi ardhë në Shqipëri me i realizue ndjenjat e flakëta për liri. Masnej letrat që po i dërgojmë familjes, po na i grisin, kurse neve kemi të drejtë me ju dërgue një herë në muej, kur as në burg nuk ndodh kjo.

Prandaj tu pasë besim të plotë në partinë që këso torturash, nuk lejojnë aspak dhe sikur të ishin armiq të Shqipërisë.
Ju lutem, personalisht juve dhe udhëheqësve të sinqertë të partisë që kjo gjendje e jona të shqyrtohet sa më shpejt.
E dini nderin e shqiptarit i cili kushton ma shtrenjtë se jeta.

Me nderime, emigranti kosovar
Brahim Hazizi

Etiketa: Brahim Hazizienver hoxhakampKastriot Dervishikosovarseman

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Merreni qeveriun…

Merreni qeveriun...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com