• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

19 përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovizion që nga 2004/ 7 nuk u kualifikuan në finale, po Ronela do kalojë?

17:54 | 10/05/2022
në Gossip
0

Shqipëria ka pasur performancën e parë në Eurovision që në vitin 2004 me Anjeza Shahinin e cila arriti që të shkonte jo vetëm në finale, por edhe të renditej e shtata në radhë. Që nga viti 2004 deri në vitin 2022, Shqipëria është përfaqësuar nga 19 artistë, nga të cilët 12 prej tyre kanë arritur që të shkojnë në finale dhe 7 prej tyre jo. Rezultatin më të mirë, vendi ynë e ka pasur me Rona Nishliun, me këngën “Suus”, duke u renditur në vendin e pestë. Pritet për t’u parë nëse Ronela Hajati me këngën “Sekret” në çfarë vendi do të renditet.

Anjeza Shahini
Në vitin 2004, Shqipëria u paraqit në festival me këngëtaren e njohur Anjeza Shahinin, e cila garoi me këngën “Imazhi yt”. Ajo arriti të zër vendin e shtatë në finalen e “Eurovision”.

Lexo edhe

Në 2021 u shpall mashkulli më seksi, Rudd tregon sekretin e rinisë

VIDEO/ Monika Kryemadhi ‘shijon’ dasmën Luiz-Kiara

Më në fund ndodh! Kiara puth në buzë Luizin (Pamjet)

Ledina Çelo
2015 Ledina Çelo, përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Nesër shkoj”. Ledina e zuri vendin e 16-të në natën finale të festivalit.

Luiz Ejlli
Në vitin 2006, Shqipëria u përfaqësua në “Eurovision” me këngëtarin Luiz Ejlli. Artisti mori pjesë me këngën “Zjarr e ftohtë”, por nuk arriti të kualifikohet për finale.

Frederik Ndoci dhe Aida Ndoci
Në vitin 2007 Shqipëria u përfaqësua nga Frederik dhe Aida Ndoci, Ata u paraqitën  “Hear my Pela”, e cila nuk arriti të kualifikohet për finale.

Olta Boka
Më 2008, Olta Boka garoi në festivalin “Eurovision” me këngën “Zemrën lamë peng”. Artistja zuri vendin e 17-të.

Kejsi Tola
Në vitin 2009, Shqipëria dërgoi si përfaqësuese këngëtaren Kejsi Tola me “Më merr në ëndërr”. Sikurse Olta, edhe ajo zuri vendin e 17-të.

Juliana Pasha
Në 2010 Juliana Pasha garoi me “It’s All About You” dhe me të zuri vendin e 16-të në finale.

Aurela Gaçe
Vitin 2011, Aurela Gaçe ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian, me këngën “Feel the Passion”. Artistja nuk kishte arritur të kualifikohet për në natën finale.

Rona Nishliu
Viti 2012 deri tani është më i suksesshmi për Shqipërinë në festivalin e këngës evropiane. Kjo sepse Rona Nishliu me këngën “Suus” arriti të renditej e pesta në natën finale, sukses i cili deri më tani nuk ishte arritur kurrë më parë nga Shqipëria.

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko
Në vitin 2013, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko u zgjodhën për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”. Kënga me të cilën morën pjesë ishte “Identitet” dhe nuk u kualifikua në finale.

Hersi Matmuja
“One Night’s Anger” është kënga e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” në vitin 2014 me këngëtaren Hersi Matmuja, e cila fatkeqësisht nuk u kualifikua për finale.

Elhaida Dani
Në vitin 2015, Shqipëria garoi me Elhaida Danin me këngën “I’m Alive”.  Artistja arriti të futet në finale dhe u rendit e 17-ta.

Eneda Tarifa
Kënga përfaqësuese e vitit 2016 për Shqipërinë është “Fairytale” e Eneda Tarifës. As këtë vit, Shqipëria nuk u kualifikua në finale.

Lindita Halimi
Më 2017, Shqipëria u përfaqësua në “Eurovision” nga këngëtarja kosovare, Lindita Halimi, e cila performoi këngën “Botë”, pa arritur për t’u kualifikuar në finale.

Eugent Bushpepa
Më 2018, Eugent Bushpepa u zgjodh përfaqësues i shtetit shqiptar në “Eurovision”. Ai arriti të kalojë në natën finale me këngën “Mall”, dhe u rendit i 11-ti.

Jonida Maliqi
Në vitin 2019, në “Eurovision” Shqipëria u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”, me të cilën u kualifikua në finale dhe arriti të renditet e 18-ta.

Arilena Ara
Më 2020, Festivalin e RTSH-së e fitoi Arilena Ara, e këngën “Fall from the sky”. Fatkeqësisht, festivali “Eurovision” vitin e kaluar është anuluar për shkak të pandemisë.

Anxhela Peristeri
Në vitin 2021, Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën Karma u kualifikua në finale, por mori vetëm 57 pikë të cilat e rendisin atë në vendin e 21.

Ronela Hajati
Në 2022, Shqipëria prezantohet me Ronela Hajatin me këngën ‘Sekret’.

Etiketa: Eurovizionronela hajati

Të Lidhura

Në 2021 u shpall mashkulli më seksi, Rudd tregon sekretin e rinisë

nga 27
17:07 | 04/02/2023
0

Aktori i njohur Paul Rudd u shpall në vitin 2021 mashkulli më seksi në botë nga revista amerikane People dhe sot,...

VIDEO/ Monika Kryemadhi ‘shijon’ dasmën Luiz-Kiara

VIDEO/ Monika Kryemadhi ‘shijon’ dasmën Luiz-Kiara

nga 27
20:45 | 02/02/2023
0

Nëse do kërkohej një fjalë për seancën e sotme plenare, kaosi do e përshkruante më së miri. Sot kishte debate,...

Më në fund ndodh! Kiara puth në buzë Luizin (Pamjet)

Më në fund ndodh! Kiara puth në buzë Luizin (Pamjet)

nga 27
20:51 | 01/02/2023
0

Ajo që Luizi kishte kërkuar prej kohësh gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Briother Vip – një puthje nga Kiara,...

“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

nga 27
23:00 | 31/01/2023
0

Armaldo dhe Amos gjithashtu debatuan me njëri-tjetrin këtë javë. Amos: Dua të them që, që kur jemi futur brenda, me...

Para
“Zemër, ke një rrugicë për raste emergjence”/ Si ndihmonte Elsa Lila trafikantët e drogës

Lirohet nga burgu Elsa Lila, avokati i saj: Kam drekuar me të

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Menduam se do vdisnim, kur dolëm jashtë … –

Menduam se do vdisnim, kur dolëm jashtë … –

17:09 | 06/02/2023
Jemi në javën më të ftohtë e vitit! Ja sa zgjat acari –

Jemi në javën më të ftohtë e vitit! Ja sa zgjat acari –

17:03 | 06/02/2023
Leeds United/ McKennie nuk jep përshtypje të mirë në debutim –

Leeds United/ McKennie nuk jep përshtypje të mirë në debutim –

16:59 | 06/02/2023
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës –

Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës –

16:57 | 06/02/2023
Foshnja nxirret nga rrënojat e tërmetit pa asnjë dëmtim –

Foshnja nxirret nga rrënojat e tërmetit pa asnjë dëmtim –

16:53 | 06/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Menduam se do vdisnim, kur dolëm jashtë … –
  • Jemi në javën më të ftohtë e vitit! Ja sa zgjat acari –
  • Leeds United/ McKennie nuk jep përshtypje të mirë në debutim –
  • Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës –
  • Foshnja nxirret nga rrënojat e tërmetit pa asnjë dëmtim –
  • Fshehu 21 790 £ që të mos i deklaronte, procedohet 33-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Menduam se do vdisnim, kur dolëm jashtë … –
  • Jemi në javën më të ftohtë e vitit! Ja sa zgjat acari –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com