Një javë pas tërmetit që goditi Durrësin dhe Tiranën spitali e Traumës duket se po i rikthehet nomalitetit të tij.
Doktori Arben Zenelaj thotë se të mbajnë nën mbikqyrje vetëm 18 nga 42 pacientët e shtruar në spital për shkak të dëmtimeve të marra nga lëkundjet e tokës.
Zenelaj thotë se nga 26 nëntori mjekët e spitalit të Traumës kanë pritur 436 pacientë me dëmtime nga më të lehtat deri tek ato më komplekset. Ai shprehet se për shkak të fluksit të lartë stafi u detyrua të përshtaste edhe infrastrukturën.
Në kushtet kur nga njëra anë mjeket duhet t’ju vinin në ndihmë të lënduarve dhe nga ana tjetër të menaxhonin panikun tek të afërmit, Zenelaj thotë se situatën e menaxhuan dhe falë mbështetjes që gjetën tek qytetarët.
“Tre prej pacientëve të lënduar nga tërmeti pas mbikëqyrjes se mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë u dërguan në Bari ku po trajtohen aktualisht”, tha Zenelaj.