1689/ Harta e sigluar nga Papa Klementi, ku Kruja cilësohet “Atdheu i Skënderbeut” dhe Tirana thirret Terrana – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1689/ Harta e sigluar nga Papa Klementi, ku Kruja cilësohet “Atdheu i Skënderbeut” dhe Tirana thirret Terrana

20:40 | 22/01/2019
në Uncategorized
0

Aty shënohet edhe Tirana e Preza, por mungon Elbasani e Korça.

Nga Armand Plaka

Një hartë shumë interesante, e sigluar në vitin 1689 nga Papa Klementi XI me origjinë shqiptare ( Gjon Françesk Albani l, Papa 243 i Kishës Katolike) të cilën mund t’a gjesh sot të riprodhur falë digjitalizimit në shumë burime alternative, por ajo që përbën risi e duhet vlerësuar, është fakti se nëse e sheh me vëmendje, atëhere e kupton se përveç një toponimie shumë të pasur, aty gjen edhe cilësime si “Kruja, atdheu i Skënderbeut”, apo “Kalaja e Skënderbeut” në grykëderdhjen e lumit Ishëm.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Po aq interesant është fakti se veç Prezës e Petrelës, aty gjen të përmendet edhe vetë Tirana nën toponimin “Terrana”. Po ashtu, nëse vijon më tej në jug a veri, do gjesh plot lokalitete, qytete e rajone, si Dukagjini, Tomorica, domethënë Tomori, Mirdita ( Miriditi) dhe Oroshi, Blinishti, Laçi, Kaçinari, Gjadri, Jubani, Mesi, Drishti, Kelmendi (Clementi) Pulti, Shkodra, Gruemira, Ulqini, Dragusha, Dajçi, Kepi i Rodonit, Zadrima, Durrësi, Lezha, Mati, Kalaja e Bashtovës pranë Kavajës, Kanina, Gjiri i Vlorës, Sazani, Malbardhi, Selita, Lura, Ohri, Hasi, Dibra, Dibra e Poshtme, Tepelena, male e vendbanime të kohës, derisa më poshtë e gjithë zona e jugut, cilësohet si Epiri ose si sinonim i saj përdoret termi “Bassa Albania”, pra “Shqipëria e Poshtme”.

Disa toponime përbëjnë vështirësi për t’u identifikuar, nëse nisesh nga emërtimet që ato mbartin sot, përveçse harta është përpiluar disi edhe në mënyrë të përgjithshme, joracionale, në raporte jo fort të sakta, duke mos iu përgjigjur 100% realisht shtrirjes fizike në terren.

Çuditërisht nuk gjen dot në këtë hartë Elbasanin apo dhe Korçën. Vihet re se shumë lokalitete mbartin akoma kryqin, çka na jep të kuptojmë se kemi të bëjmë me zona të besimit katolik a të krishterë orthodoks nga veriu në jug, të tilla si Shën Mëria, Shën Aleksandri, Shën Martini, Shën Stefani, Shën Gjergji, e të tjerë. Nga vetë diçitura zyrtare e hartës në fjalë, shohim se Shqipëria cilësohet ndryshe edhe si “Maqedonia Perëndimore”.

Vetë harta na përcillet nga viti i largët 1689, pra në kufinjtë ekstremë të Mesjetës së Vonë, pikërisht në një kohë kur tashmë shqiptarët kishin kryer një pjesë të madhe të konvertimit të tyre në Islam dhe kur mendohej se emri Skënderbej ishte harruar. Ajo është prodhim italian nga Roma, nën autorësinë e Giacomo Cantelli-t dhe mundësuar në atë kohë për publikim nga Domenico de Rossi.

Në origjinal harta ka emërtimin nga italishtja (dhe jo latinisht): “Albania Propria ouero Superiore detta anche Macedonia Occidentale” ose në shqip: “Shqipëria ose Shqipëria e Epërme, ndryshe e njohur edhe si Maqedonia Perëndimore”. Ajo që e bën më interesante edhe edhe dedikimi që i bën hartës në fjalë më një tekst homazh ndaj sakrificave të shqiptarëve, Papa Klementi XI, duke theksuar se “U bënë dy shekuj që Shqipëria qan largimin e bijve të saj…”.

Harta është përpiluar 11 vite para se Gjon Françesk Albani të shpallej Papë, ndërsa ishte akoma në postin e Sekretarit të Brevave (Dekreteve Papnore). Roli i pinjollit të familjes Albani me origjinë nga Kurbini, dihet botërisht se ishte shumë i spikatur në unifikimin dhe Rilindjen e krishtërimit në Shqipëri dhe interesi i tij për vendin e të parëve mbeti i pandryshuar në të gjitha fazat e jetës së tij para se të hipte në fronin e lartë papnor.

Etiketa: Armand PlakaAtdheu i SkënderbeutDomenico de RossiGiacomo CantelliGjon Françesk AlbanihartaKrujaPapa Klementi XIPetrelëPrezëTerranaTirana

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
24% e shqiptarëve të rritur nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale

24% e shqiptarëve të rritur nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

22:29 | 18/12/2025
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –

22:13 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –
  • Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë –
  • Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com