Elegjia e Rozafës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elegjia e Rozafës

18:14 | 22/02/2019
në Kryesore
0

Nga Gjergj Jozef Kola

1.
Rozafë,
Gjaku jot mban lidhë themelet
Ku rrëmojne ende sot
Hijenat me feckat e përgjakuna.
Ti perditë vdes
E ata përdite majmen tue ndryshue pamjen
Herë cakall e herë zagar:
Kunetënit e vdekjes.

2
Rozafë,
Tash nuk je ma kështjellë
Porse nji shpellë në zemrën e malit
Që ruen në mure kujtesen e foshnjes
T`ushqyeme me gjak e qumësht
N`dy gji t`ndryshem t`njejtit trup
Kafshon buzët e thirrja jote del si za
N`gojen teme e bahet fjalë
Ne nji elegji plot jehone lamtumiret.

Read more

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

3
Rozafë,
Je gji i lanë përgjysë mbi gurët e dashunisë
që ende nuk nisi me cilë lule
në tabernakullin e Marin Barletit
fjala kryqëzohet përditë e ma shumë
E ti o e linduna nga nji pakt vllaznimit
flijon gjakun e brishte si lulet ngjyrën
para se me ju ba stoli stinës.

4
Rozafë,
Tash ata përditë të vijnë e rrëmojnë
Me feckat e tyne prej parazitësh
E kërkojnë në rranjën tande prej gjakut
Fjalën e ninullës që përkundi foshnjen tande
E ti strukesh përherë e ma fort në vedi,
Si krahët e pemës në dimnin e pafund
E ushqehesh me kujtimin e pranveres.

5
Rozafë,
me thuej pra se
Cka u ba me dritën e synit tand
Për të cilin ti pranove me jetue nën gurë
Vetëm me ja ndi përditë tingullin e amël
Që prekte gjiun tand rrjedhëbardhë
Me nji vijë të kuqe mespërmes krahnorit?
A je vleu sakrifica e dashunisë
E paktit t`vllazënve
Që kunetnit me fytyra cakejsh e zagarësh
E prishën e përdhosen,
tash 107 shën Gjergja mbas shën Gjergjash
Nga nji pranvere ne tjetren shkulin filizat
prej gjoksit tand
E aty ngulin gurë.

6
Rozafë
Sa shumë të ngjan ky vend
që shqiponja shënoi me synin
E saj të mrehtë prej nji qielli në tjetrin!
Tash aty ngulin hujtë e dekes kush të mundet
E vijnë shtazët prej mesjetës e thojnë se këtu
Kanë pasë dikur eshtnat e fantazmave të krisuna
Prej nji humnere në tjetren.

7
Rozafë,
Unë e ndjej kafshimin e buzës që dhambët tuej
Lajnë përditë mbi muret e nji qytetnimit që kurrë
Nuk u cue në kambë me vrapue si tanë kombet e tjerë
E femijën tand jetim e kalojnë sa në nji „Jetimore“ në tjetrën
Rritë prej njerkash që nuk kanë dashtë kurrë në jetë
E asnjiherë nuk ja kanë vue dashunisë fjalën në buzë
E tash plasin gurët perreth tejet e askush nuk di
Si me e ndalë shembjen e përditshme e plasjen e
Tingujve ne teatrin e botës që shef tanë habi.

8
Rozafë,
Përditë të shof si zgjohesh
Me sy t`prenduem e pendueshem
Sapo ndesh n`ujin që lan fytyrën
Skërmitjen e Salijve dhe Edvinëve
Që natën të hapin gropën e ditën
Ta mbulojnë foshnjen me gjiun në gojë
e ti asnjiherë nuk e more mundimin me dalë
Prej gurëve që shekujt kanë hjëdhe mbi ty
E me ja vue të keqes si peshë mbi shpindë.

9
Rozafë,
A ja ka vle pra sakrifica jote
E përditshme me ushqye rranjët e këtyne gurëve
Anash të cilëve përditë vijnë e pshurrin qejtë e rrugës
E fytyrën tande që mplaket kërkush nuk e fshin
Ndërsa dheu mbulon gjiun e bardhë deri në rranxëe?
Ma shume se kaq nuk mundet me dashtë nji nanë
Kur shëf se si foshnjës së saj ja mbyllin burimin
E gjiun e ruejtun në krahnor e shkelin me thundra
Bashkë me buzët e njoma që pikojnë fjalë
E ajo prep hapë sytë me rrexime qepallash.

10
Rozafë,
Nganjiherë më duket se je ngri me kohë
E gjithcka asht vetëm nji hologram i ditës
Me të cilën hijenat e kuqe shesin trupin tand
Se kush nuk ka pase kurrë nji femijë të vedin
E se ka rrite si ti me gjak e tamël në gurë
nuk ka se si me dashtë fëmijen e huej,
prandaj asht koha me fjetë, ndoshta,
përgjithmone e mos me i lanë
cakejtë e hijenat me i ulëritë përnatë
foshnjes tande buzëgjak e tamël…

(vazhdon)

Etiketa: Gjergj Jozef Kolarofaza

Të Lidhura

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

nga 27
22:56 | 21/02/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

nga 27
22:28 | 21/02/2026
0

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Para
Lirohet polici i videos intime, nuk ka denoncuese për ngacmim

Lirohet polici i videos intime, nuk ka denoncuese për ngacmim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

22:56 | 21/02/2026
“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com