Shkon në 15 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq pasditen e kësaj të marte në Greqi.
Ndërsa 3 persona rezultojnë të zhdukur dhe 17 të tjerë po marrin ndihmë mjekësore.
Situata në Athinë është alarmante ndaj Kryeministri i vendit Alexis Tsipras, ka shpallur zi kombëtare për nder të personave që kanë humbur jetën.