Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

1,4 milionë karta identiteti skadojnë para zgjedhjeve, thirrja e ministrit Lleshaj

Nga Media 0

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, skadojnë afatet e kartave të identitetit për 1,4 milionë shqiptarë. Shqetësimi është i madh pasi ky skadim masiv përkon me vitin elektoral të zgjedhjeve vendore.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, përmes një postimi në Facebook iu bën thirrje qytetarëve që të informohen për datën e saktë të skadimit dhe të mos neglizhojnë pajisjen me dokumentet bazë të identifikimit.

“Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja është një prioritet i rëndësishëm. Me to lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme. Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët. Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri”, shkruan Lleshaj në Facebook.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej