Nga Alket Veliu
Veç një Atdhe!
Për ju shqiptarë të Çamërisë, që ju therrasin eshtrat e të parëve, ju që kërkoni vendosjen e dinjitetit në vend, ju që kërkoni dënimin e genocidit të ushtruar mbi gra, pleq dhe fëmijë, ju që kërkoni kthim në trojet e prindërve dhe gjyshërve tuaj me gjithë të drejtat mbi pronën që ju japin ligjet ndërkombëtare.
Veç një Atdhe!
Për ju shqiptarë që ju shkelën dinjitetin, ju që ju ndanë nga toka amë, ju që ju ndanë një pjesë të trupit.
Veç një Atdhe!
Për ju shqiptarë që do të donit të ishit një dhe të bashkuar, aty ku Zoti ju ka caktuar sinoret.
Veç një Atdhe!
Për ju shqiptarë që do të donit të blinit shqip jo thjesht për patriotizëm.
Veç një Atdhe!
Për ju shqiptarë që komunizmi ju mori gjënë më të shtrenjtë në jetë, lirinë dhe dinjitetin.
Veç një Atdhe!
Për ju shqiptarë që konsideroni familjen dhe moralin e saj si të shenjtë.
Veç një Atdhe!
Për ju biznesmenë shqiptarë që do të donit një treg të përbashkët shqiptar, pa barriera ligjore apo doganore në trevat shqipfolëse.
Për ju biznesmenë të lodhur nga klima aspak miqësore dhe stimuluese e shtetit ndaj jush.
Për ju biznesmenë që do të donit tatim fitimin 10% dhe jo 15%.
Veç një Atdhe!
Për ju shqiptarë që për 27 vjet jeni përdorur nga politika post-komuniste.
Veç një Atdhe!
Për ju nxënës dhe studentë të gjitha trevave shqip-folëse që jeni me platformë edukimi të ndryshme dhe që do të donit të mesonit 1 histori të Kombit Shqiptar.
Veç një Atdhe!
Për ju pronarë tokash, të “masakruar” nga reformat agrare të ‘45 dhe ‘91 duke mbetur pa trashëgimi dhe spektatorë të përçudnimit të pronave të të parëve tuaj.
Veç një Atdhe!
Për ju fermerë që produktet tuaja kalben duke mos konkuruar dot fqinjët dhe ju fermerë që nuk mundeni të punoni tokat tuaja.
Veç një Atdhe!
Për ju të rinj që po lini atdheun për një punësim të munguar në shtëpinë tuaj apo për ju të rinj që po lini atdheun tuaj për një shkollim cilësor.
Veç një Atdhe!
Për ju emigratë të mbetur pa përkujdesin e qeverisë tuaj, të gjendur mes dilemës se cili është atdheu juaj, ai ku lindët apo ai ku jetoni?
Veç një Atdhe!
Për fëmijët tanë, që të rriten me dinjitet dhe krenari për origjinën e tyre.
Veç një Atdhe! 13!