• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

121 afganë zbarkojnë në Shqipëri, ku do të strehohen (film)

16:30 | 27/08/2021
në Kryesore
0

Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri mbërriti në aeroportin ushtarak në Rinas, pak minuta pas orës 03:00 të mëngjesit të së premtes. Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli. Avioni i tyre ka bërë fillimisht një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, prej nga është nisur më pas rreth mesnatës drejt Tiranës

Lexo edhe

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

Vranë ish-oficerin shqiptar në Gjermani, autorët dalin para gjykatës

Pas mbërritjes në Rinas, grupi i qytetarëve afganë qëndroi fillimisht në tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroportit ushtarak, ku atyre do iu ofrua dhe asistenca e parë mjekësore, ndërsa kryen dhe formalitetet burokratike. “Ne kemi marrë masa për gjithçka, për përpunimin e dokumentacionit e regjistrimin, për kontrollet e kujdesin shëndetësor, për paketat higjienike, për ushqimin, transportin e padyshim edhe sigurinë”, deklaroi nga aeroporti, ku kishte dalë për t’i pritur, ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka, e cila ka ndjekur që në fillim të gjithë procesin e përgatitjeve për pritjen e tyre.

Pas orës 06.00 edhe qytetarët e fundit afganë, përmbyllën procedurat për t’iu drejtuar strukturave hotelier në Durrës ku ata do të qëndrojnë. “Grupi që ka zbritur sot, që është grupi i parë, do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës. Ndërkohë që teksa presim që të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetit Studenti”, shpjegoi zonja Xhaçka.

Shtetas afganë në Shqipëri
Shtetas afganë në Shqipëri

Bashkë me ministren e jashtme shqiptare, siç e bëri të ditur dhe vetë përmes një postimi në Twitter, ishte dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim. “Pritëm grupin e parë të afganëve që janë në kërkim të një strehimi të përkohshëm në Shqipëri. Siç ka bërë gjithmonë, populli shqiptar dhe një herë ofroi mikpritje dhe mbrojtje ndaj kujt ka nevojë më shumë. Jemi krenar t’ju quajmë miq dhe aleatë”, shkroi ambasadorja Kim.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre. Duke ju përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë amerikane për të mikpritur persona, jetët e të cilëve kërcënohen nga talebanët, qeveria shqiptare u shpreh fillimisht se ishte e gatshme të strehonte disa qindra, për të folur më pas për të paktën 4 mijë afganë. Prej javës së shkuar fluturime të shumta të planifikuara për të udhëtuar drejt Shqipërisë u anulluan si pasojë e kaosit në kreyqytetin afgan dhe aeroportin e tij. “Ditë pas dite, na është dashur të përballemi me shtyrje, vështirësi të reja, pengesa të reja si pasojë e situatës së sigurisë. Prandaj sot jam aq e lehtësuar që më në fund avioni i parë arriti të ulet duke sjellë këtu një kontigjent të parë afganësh, burra, gra, fëmijë. Është vërtet një moment emocionues sepse çdo burrë, çdo grua, çdo fëmijë që shihni këtu sot, është një jetë e shpëtuar nga tmerri i luftës dhe i një regjimi që i sheh si armiq për t’u vrarë, për t’u persekutuar, deklaroi ministrja e Jashtme.

Shtetas afganë në Shqipëri
Shtetas afganë në Shqipëri

Zonja Xhaçka, nënvizoi se veprimi i Shqipërisë nuk kishte të bënte vetëm me mikprtijen dhe traditën e saj, por se “bëhet fjalë edhe për një detyrim moral. Sepse këta afganë, pedagogë, artistë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile, të drejtave të njeriut apo të grave, ishin për 20 vjet aleatët tanë, aleatët e NATO, besuan tek vizioni i një Afganistani modern e rrezikuan gjithçka për të punuar bashkë me ne për ta bërë realitet atë vizion. Prandaj, ishte një detyrim, që këta aleatë të mos i braktisnim në mëshirën e talibanëve, por të bënim çfarë mundëshim për t’ju dhënë mundësinë të largohen nga rreziku qe u kanosej ne vendin e tyre”.

Shtetas afganë në Shqipëri
Shtetas afganë në Shqipëri

Sipas një vendimi të miratur të mërkurën nga qeveria shqiptare, qytetarëve afganë do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”. Po sipas këtij vendimi ata mund të qëndrojnë deri në 1 vit në Shqipëri.

/VOA/

Etiketa: Ardhja e afganëve në ShqipëriZeri i Amerikes

Të Lidhura

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

nga 27
21:34 | 30/01/2023
0

Një 56-vjeçar shqiptar i cili punonte dhe jetonte në Itali, është aksidentuar gjatës dhe për fat të keq ka ndërruar...

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

nga 27
21:10 | 30/01/2023
0

Publikohen pamjet e plagojes me thikë të 41-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në zonën ish-bllok në Tiranë. Maren Hoxha...

Vranë ish-oficerin shqiptar në Gjermani, autorët dalin para gjykatës

Vranë ish-oficerin shqiptar në Gjermani, autorët dalin para gjykatës

nga 27
20:46 | 30/01/2023
0

Teksa kanë kaluar 6 vite nga vrasja e Kujtim Prengës në Gjermani, gjyqi ende vijon. Prenga, 46 vjeç, ish-oficer i...

Projektet në zonat e mbrojtura kërcënojnë pasuritë natyrore

Projektet në zonat e mbrojtura kërcënojnë pasuritë natyrore

nga 27
20:28 | 30/01/2023
0

Teksa i afrohesh njërit prej parqeve kombëtare më të mëdha të vendit, tingujt e shpendëve që popullojnë hapësirat e ligatinës...

Para
Mark Marku nga Lezha shpall fitoren e PD: Pushteti lokal i angazhuar në shitblerjen e votave

Mark Marku dorëzon mandatin. Zgjodhi mos të jetë deputet

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe –

Shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe –

23:28 | 30/01/2023
Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur

Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur

23:06 | 30/01/2023
Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën

Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën

22:46 | 30/01/2023
Ish-zyrtari i FBI-së i arrestuar në SHBA me biznes në Shqipëri

Rama duhet të hetohet nga Prokuroria –

22:30 | 30/01/2023
E kam stjuardesën të droguar –

E kam stjuardesën të droguar –

22:28 | 30/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe –
  • Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur
  • Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën
  • Rama duhet të hetohet nga Prokuroria –
  • E kam stjuardesën të droguar –
  • Deklarata skandaloze e presidentit kroat, e mbështet Serbia

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe –
  • Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com