Mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës, demokratë i janë bashkuar thirrjes së Berishës për të protestuar.
Pak më para, protesta është mbyllur me fjalën e liderit të PD-së, Sali Berisha, duke respektuar afatin kohor që kishin vendosur.
Pavarësisht errësirës, qytetarët kanë qëndruar qen në minutat e fundit, duke i dhënë dritë errësirës, nëpërmjet blicave të telefonave të tyre.
Në protestën e organizuar, të pranishëm kanë qenë dhe shumë nga deputetë e PD-së, si Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Ina Zhupa. Po ashtu nuk mungoi as Monika Kryemadhi me Petrit Vasilin.