Lajmi për lamtumirën e kapitenit historik Lorik Cana nga futbolli i luajtur është pasqyruar edhe në të përditshmet sportive franceze dhe ato italiane, por mbi të gjitha qëndron falenderimi që klubi i Lazios ka zgjedhur t’i dedikojë Canës në faqet zyrtare:
“Faleminderit Lorik Cana! Ka qenë një nder për ne prezenca jote. Urojmë që e ardhmja të të rezervojë kënaqësi të mëdha.”
Por Lazio nuk është mjaftuar me kaq.
Ekipi roman e ka përshëndetur edhe në faqen e saj në Facebook, Canën, madje duke i uruar fat në gjuhën shqipe.