Forca të shumta policie kanë rrethuar Gjykatën e Apelit ditën e sotme në pritje të dhënies së vendimit për 11 kuksianët që janë arrestuar pas protestës në “Rrugën e Kombit”.
Mësohet se janë 150 efektivë policie që ndodhen pranë Gjykatës ku përfaqësues të opozitës kanë paralajmëruar një tubim.
Gjykata e Apelit të Shkodrës do të shqyrtohen ankimimet e 23 masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Kukësit për protestuesit e Rrugës së Kombit. Pas protestës së dhunshme të 31 marsit, Policia e Shtetit arrestoi 23 qytetarë kuksianë, ndërkohë që 12 prej tyre u lanë të lirë, ndërsa 11 në qeli, pasi ata u përfshinë në një tubimin kundër taksës së Rrugës së Kombit.