Presidenti i vendit, Bajram Begaj me një postim në Twitter ka uruar 100-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Mezi pres të punoj nga afër në përmirësimin e bashkëpunimit tonë bazuar në Deklaratën e Partneritetit Strategjik”, shkruan Presidenti Begaj.
Postimi i Presidentit Bajram Bega:
28 korrik 1922 – 28 korrik 2022/ 100 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
100 vjet bashkëpunim miqësor dhe partneritet i ngushtë i dy aleatëve në #NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB.
Mezi pres të punoj nga afër në përmirësimin e bashkëpunimit tonë bazuar në Deklaratën e Partneritetit Strategjik.