Në Shqipëri përdoren përafërsisht rreth 25.000 mbiemra. Listën e kryeson mbiemri Hoxha. Sipas gjuhëtarëve, kjo nuk është aspak e rastësishme.
Ky mbiemër ka ardhur si një titull nga hierarkia fetare. Përhapja në masë e myslimanizmit pas pushtimit turk, ka bërë që ky mbiemër të jetë mjaft i përhapur në të gjitha anët e vendit.
Ndërkaq, nuk mbeten pas edhe titujt të hierarkisë fetare që nuk i përkasin fesë myslimane. Kështu, në vendin e dytë dhe të tretë renditen mbiemrat Shehu dhe Prifti, përkatësisht tituj të fesë bektashiane dhe asaj ortodokse.
Më pas kjo listë vijon me mbiemra të ardhur nga emra njerëzish, apo nga emrat e vendbanimeve të të parëve të një fisi të caktuar.
https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/1054194881415333/