Testimet bien dukshëm, por nuk ka shpëtim. 10 humbje jete nga COVID-19 dhe 422 raste të reja në 24 orët e fundit

Duhet të lëçisni

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Paloka tregon kualicionin me PD dhe 13 partive opozitare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur në lidhje me koalicionin e arritur mes Partisë Demokratike dhe 13 partive të tjera opozitare  për...

Atentati në Kamëz, Cukali dyshohet të jetë porositësi, si u vendos eksplozivi në makinë

Gjergj Cukali i arrestuar mbrëmjen e sotme për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Memës dy javë më parë në Kamëz, dyshohet se ka pasur...

DASH e vlerësoi si ithtar të drejtësisë, qytetarët vërshojnë me komente në faqen e Ambasadës Amerikane: Ky është kriminel i komunizmit

DASH vlerësoi ditën e djeshme ish-kerun e KED-së, Ardian Dvorani si ithtar të reformës në drejtësi. Vlerësimin e Dvoranit e ka mirëpritur dhe Ambasada Amerikane...

PD prezanton planin për energjinë, Basha: Ulim faturat për 70% të familjeve shqiptare, bashkojmë tregjet me Kosovën

Partia Demokratike ka prezantuar programin për energjinë, ku kreu i saj Lulzim Basha, ka premtuar ulje të çmimit të naftës dhe të energjisë  elektrike. Sipas...

Megjithëse testimet janë ulur ndjeshëm, duket se nuk ka qetësi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë bën me dije se ka patur 10 vdekje nga koronavirusi  dhe 422 raste të reja në 24 orët e fundit.

Gjithsej janë kryer vetëm 1908 testime, një numër shumë më i vogël në krahasim me ditët e shkuar. Prej tre ditësh ekspertët e qeverisë kanë vendosur të mos bëjnë më teste.

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 1908 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 422 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (21 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 422
Të shëruar në 24 orë 631
Të shtruar në spitale 379
Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 1908

Testime totale 240,623
Raste pozitive 53,425
Raste të shëruara 28,752
Raste Aktive 23,575
Humbje jete 1098

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12865
Fier 1700
Durrës 1310
Shkodër 1317
Vlorë 1082
Korçë 1056
Elbasan 939
Berat 918
Lezhë 911
Gjirokastër 552
Kukës 488
Dibër 437

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Paloka tregon kualicionin me PD dhe 13 partive opozitare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur në lidhje me koalicionin e arritur mes Partisë Demokratike dhe 13 partive të tjera opozitare  për...

Atentati në Kamëz, Cukali dyshohet të jetë porositësi, si u vendos eksplozivi në makinë

Gjergj Cukali i arrestuar mbrëmjen e sotme për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Memës dy javë më parë në Kamëz, dyshohet se ka pasur...

DASH e vlerësoi si ithtar të drejtësisë, qytetarët vërshojnë me komente në faqen e Ambasadës Amerikane: Ky është kriminel i komunizmit

DASH vlerësoi ditën e djeshme ish-kerun e KED-së, Ardian Dvorani si ithtar të reformës në drejtësi. Vlerësimin e Dvoranit e ka mirëpritur dhe Ambasada Amerikane...

PD prezanton planin për energjinë, Basha: Ulim faturat për 70% të familjeve shqiptare, bashkojmë tregjet me Kosovën

Partia Demokratike ka prezantuar programin për energjinë, ku kreu i saj Lulzim Basha, ka premtuar ulje të çmimit të naftës dhe të energjisë  elektrike. Sipas...

Ndryshon ligji në Gjermani: Postierët mund të hapin paketat në rast u duken të dyshimta

Gjermania ndryshon ligjin për Shërbimin Postar dhe detyron postierët që t’i dorëzojnë në polici paketat që u duken të dyshimta. Organeve të policisë dhe të...