Nga Orilda Kalemi
I dashuri fisnik i lënë pas dore, por jo i vetmuar Teatër,
Faleminderit që me urtesinë tënde na mëson çdo ditë diçka. U zhveshën të gjitha maskat i dashur Teatër. E përmbyse edhe nocionin “artist”.
Ndjesinë e përzierjes e të kalljes së krupës na e shmang të lutem, tashmë e dimë. Ata që dikur kemi adhuruar nuk meritojnë as këto ndjesi, përderisa nuk ditën të luftojnë, të dalin hapur, të jenë balli i shoqërisë. Flluska sapuni boshe, të fshehur pas interpretimeve të bukura e sot pas kockave që iu hedh pushteti.
I dashur Teatër koha do të jetë gjykuesja më e mirë, por mos prit të të duan ata që të mohuan, ata që të pështynë, ata që të harruan.