Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Zyrtari i Austrisë- BE me sytë edhe nga zgjedhjet e 2017

Nga Klodiana 0

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Austrisë, z. Michael Linhart, njoftoi votën pozitive të shtetit që ai përfaqëson, për celjen e negociatave te integrimit të  Shqipërisë në BE.

Linhart tha se Austria se do të jetë në krah të Shqipërisë në dhjetor për të bindur partnerët për çeljen e negociatave për integrimin në BE.

Linhart: Ne do të jemi në favor të hapjes së negociatave por duhet të presim konkluzionet e këshillit në lidhje me këtë por do mundohemi të bindim partnerët tanë për të mbajtur një qëndrim pozitiv. Sa më shpejt të nisin këto negociata aq më mirë është. Ky vit na çon edhe drejt zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet do përmbushin standardet e duhura nuk mendoj se do ta pengojnë këtë rrugë të Shqipërisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>