Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Xhevdet Mazrekaj: Baton Haxhiu, tregoju shqiptarëve si të vranë serbët gjatë luftës dhe si të ngjallën pasluftës?

Nga 27.al 0

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj ka treguar se si gjatë luftës e kishin marrë lajmin për vrasjen e Baton Haxhiut.

Mazrekaj, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, ka parashtruar disa pyetje për gazetarin Baton Haxhiu, që kanë të bëjnë me periudhën e luftës.

Mazrekaj me këtë rast ka treguar se si gjatë luftës e kishin marrë lajmin për vrasjen e Baton Haxhiut.

Ky lajm që ishte përhapur menjëherë, i kishte tronditur të gjithë. Në atë çast kishte ndërruar edhe bindja se Haxhiu bashkëpunonte me shërbimet serbe.

Mirëpo, sipas Mazrekajt, pas përfundimit të luftës, kishte dalë në skenë Baton Haxhiu dhe me këtë ishte kuptuar se vrasja e tij ka qenë vetëm një farsë.

“Tani po i drejtohem Batonit: Si është e mundur që u shpalle i vdekur gjatë luftës dhe pasluftës u “ringjalle”?”, shkruan ai, duke shtuar se bashkë me Batonin ishte shpallur i vrarë edhe një person tjetër, emrin e të cilit do ta publikojë më vonë.

Postimi i plotë:

Baton Haxhiu, tregoju shqiptarëve skenarin: Si të vranë serbët gjatë luftës dhe si të ngjallën pasluftës?Për…

Publiée par Xhevdet Mazrekaj sur Vendredi 19 avril 2019

Baton Haxhiu, tregoju shqiptarëve skenarin: Si të vranë serbët gjatë luftës dhe si të ngjallën pasluftës?

Për gjeneratat e sotme, kjo që po e shkruaj mund të jetë diçka e panjohur. Por, për ata më të vjetrit, apo ata që ishin në moshë më madhore në kohën e bombardimeve të NATO-s, mund të jetë ende i freskët lajmi i hidhur për vrasjen e Baton Haxhiut.

Lajmi u bë i ditur në të gjitha mediat shqiptare dhe ndërkombëtare përfshirë këtu edhe gazetën “Bota sot”, e cila botohej në diasporë.

Ky lajm i tronditi të gjithë.

Ironia më e madhe është se, kur e kuptova këtë lajm, thashë me vete: “Edhe Batoni paska qenë patriot!”.

Bashkë me stafin e gazetës e ndjenim veten fajtorë, se Batonin e dinim për bashkëpunëtor të Serbisë, dhe ja ku doli lajmi i vrasjes dhe për një moment u bë “hero”.

Menduam pastaj se bashkëpunimi i Batonit me Jovica Stanishiqin, u bë për qëllime patriotike shqiptare.

Është interesant që lajmin për vrasjen e Baton Haxhiut, nuk e demantoi as SHIK-u i Kadri Veselit.

Mos demantimi i lajmit nga SHIK-u e bëri Batonin hero gjatë kohës së luftës.

Ju rikujtojë se Kadri Veseli në një emision televiziv, kishte thënë se ka pasur shkëmbime të informacioneve me Sigurimin serb dhe se SHIK-u ka pasur njerëz të infiltruar në UDB!

Tani po i drejtohem Batonit: Si është e mundur që u shpalle i vdekur gjatë luftës dhe pasluftës u “ringjalle”?

Kësaj pyetje mund edhe të mos i përgjigjesh, por mos harro se me ty ka qenë edhe dikush që është vra dhe është “ngjallë” si ti…

Tani ke shumë më shumë hapësirë se sa në kohën e luftës Baton. Dil në televizionin tënd apo kudo tjetër dhe thuaje të vërtetën, sqaroje këtë rast për hir të opinionit!

Pra, nëse nuk përgjigjesh unë do të paraqitem edhe njëherë!

PS: Nuk e di se a është më mirë të jesh një hero famshëm e i lavdëruar ndër gjenerata apo një spiun i gjallë!

/ botasot.info/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej