Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Xhaka shënon super gol, kalon në avantazh Bazelin në Moskë (film)

Nga Klodiana 0

Mesfushori i kombëtares kuqezi, Taulant Xhaka, ka zhbllokuar ndeshjen në fushën e CSKA-së së Moskës me një magji të realizuar në minutën e 29-të. Në minutën e 90-të ka ardhur edhe goli i sigurisë për miqtë që kanë realizuar me Oberlin. Xhaka me shokë, pas kësaj fitoreje, ndodhen në vendin e dytë, tri pikë larg Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë ngjitur në kuotën e 9 pikëve pas fitores 0-1 të marrë mbrëmjen e sotme në fushën e Benfica-s, me portugezët që mbajnë vendin e fundit në renditje me zero pikë pas tri ndeshjesh. Ndeshja është vendosur nga një nga golat më të çuditshëm që janë parë ndonjhëherë në një fushë futbollit.

Protagonisti ka qenë Mile Svilar, portieri 18-vjeçar i Benfica-s, i cili do ta nuk do ta harrojë kurrë mbrëmjen e sotme për dy arsye: është bërë portieri më i ri që luan në Champions League (ka thyer rekordin e Iker Casillas) dhe ka shënuar golin që i dha fitoren United.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej