Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Vlorë/ Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga

Nga Media 0

Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë në një automjet të parkuar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pikërisht në vendin e quajtur Kalaja.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites dhe masivi shkëmbor ka përbërë një rrezik konkret për kalimtarët, por për fat të mirë pa dëmtuar asnjërin prej tyre.

Por menjëherë pas masivit të parë, një masiv tjetër është shkëputur nga mali dhe rrezikon të bjerë. Për këtë, policia dhe prefektura e Vlorës kanë marrë masa duke mos lejuar kalimin e automjeteve në këtë segment, kyç për jugun e vendit.

Bllokimi ka zgjatur për të paktën 4 orë derisa kanë ardhur xhenierët nga Tirana, të cilët pasi kanë vëzhguar fillimisht me helikopter dhe më pas nga afër situatën kanë konstatuar se nuk ka pasur rrezik për shkëputje të tjera masivesh shkëmbore.

Më pas aksi rrugor është zhbllokuar, por bllokimi i tij ka sjellë radhë kilometrike automjetesh si nga Vlora, ashtu edhe nga Orikumi në drejtim të Vlorës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej