Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Vlerat ushqyese të brokolit dhe si ta gatuajmë (video)

Nga Ejona 0

Brokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të. Megjithatë, është mirë që këtë lloj perime ta konsumojmë më shpesh sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se pergatitja e tij është shumë e lehtë.

Përmban një varg të madh vitaminash dhe mineralesh për të mbajtur trupin të shëndosh, por gjithashtu është edhe njëri nga forcuesit më të mirë të sistemit imunitar. Brokoli është treguar shumë efikas në preventive e ndezjes së kanaleve urinare. Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh te femrat.
E meta e kësaj sëmundje është se mund te përsëritet shumë herë, kurse brokoli në këtë rast mundtë jetë shume i dobishëm si preventive. Mjekët preferojnë që femrat të cilat kanë probleme me kanalet urinare duhet të hanë 200 deri 300 gramë brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, të cilat janë përbërje sekondare bimore që i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës. Në 200 deri 300 gramë te brokolit gjenden 43 miligramë glukoniolat, që mjafton për ta mbajtur fshikëzën e urinës në rregull.

Me brokoli nuk mund të shërohet inflamacioni i kanaleve urinare i cili ka filluar, por nëse ju bie imuniteti dhe shpesh keni probleme me kanalet urinare, brokoli do të jetë një “partner” i vlefshëm i juaji i cili do të ndalojë që të vijë deri te infeksioni.

 

Receta për gjellë me brokoli, kërpudha dhe mish pule:

Përbërësit

  • 1 copë mesatare mish gjoks pule
  • 20 pjesë lule brokoli
  • 1 qepë
  • 10 kërpudha
  • 200 ml ajkë
  • 80 ml qumësht
  • 50 gr djath parmesan
  • Krip
  • Piper te zi
  • 4 lugë vaj


Përgatitja

  • Mishin e pules e coptojmë ne pjesë të vogla e kryposim, e vendosim piper sipas shijes, pastaj e fërgojmë në tigan derisa të mer ngjyrë ari.
  • Pulen e fërguar e largojmë nga tigani, pastaj në të njëjtin tigan, fërgojmë qepët dhe kërpudhat e fërguara, i fërgojmë derisa shohim që qepa është zbutur.
  • Mishin e pules e kthejmë në tigan, shtojmë dhe brokolin , masën e fërgojmë prapë për 10 minuta, duke e përzier herë pas herë.
  • Masës në tigan ia shtojmë qumështin dhe ajken, pak krypë dhe piper të zi, pastaj e lëm të ziej për 15 minuta.
  • Pasi ta kemi larguar tiganin nga zjari, ia shtojmë djathin e grirë në rende.
  • Pas kësaj gjella e përgaditur është e gatshme për servim.

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej