Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Visar Ymeri i bën thirrje Ramës: Mos shko nesër në Beograd

Nga Ejona 0

Kreu i VV në Kosovë, Visar Ymeri i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që mos shkojë në Beograd ditën e nesërme.

Ymeri ka reaguar në një status në facebook ku shkruan se arsye për këtë thirrje nuk janë vetëm arrestimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës Z.Nehat Thaçi, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe moskërkimi i faljes për krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ymeri shton se Rama nuk duhet të ndihmojë Vuçiçin që të duket mirë në Ballkan.

Ymeri: Kryeministri i Shqiperisë, Z.Edi Rama, pritet që nesër të marrë pjesë në një panel me kryeministrin e Serbisë Vuçiç me temën: “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”. I bëj thirrje Z.Rama që të mos shkojë në Beograd dhe të mos marrë pjesë në këtë panel në Beograd, jo vetëm për shkak të arrestimit para dy javësh të Drejtorit të Policisë së Kosovës Z.Nehat Thaçi, dhe jo vetëm për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës e moskërkimit të faljes për krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë. 

Serbia e Vuçiqit i ka marrëdhëniet më të këqija me Kroacinë e Bosnjen që prej përfundimit të luftërave në vitin 1995. Rama nuk duhet ta ndihmojë Vuçiqin që ai të duket mirë në Ballkan. Rama duhet të shkojë pesë herë në Zagreb, katër herë në Sarajevë, tre herë në Podgoricë, dy herë në Sofje, që të mund të shkojë një herë në Beograd.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej