Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Vendimi i KQZ-së për heqjen e mandatit/ Reagon Dashamir Tahiri: Proces politik për të më dëmtuar mua dhe opozitën

Nga Ejona 0

Dashamir Tahiri, një prej deputetëve të cilit iu hoq mandati ka reaguar në faqen e tij zyrtare në facebook pas vendimit të KQZ-së

Tahiri shkruan se i gjithë procesi ishte politik dhe kërkonte të dëmtonte atë personalisht dhe opozitën.

Deputeti paralajmëron se do ta ndjekë këtë çështje deri në fund në rrugë ligjore si dhe kërkon që anëtarët Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të citojnë vetëm një element të ligjit që e bën të pavlefshëm mandatin e tij.

Tahiri: “Reagim per vendimin e KQZ

Që në fillim të këtij procesi është parë qëndrimi politik.Mazhoranca në KQZ nuk kanë respektuar ligjin por kanë marrë vendim politik për të më dëmtuar mua dhe opozitën si dhe për të vendosur barazpesha të papranueshme në këtë proces.Sfidoj këdo prej anëtarëve të KQZ që kanë sadopak integritet personal dhe profesional që të më gjejnë vetëm një element të ligjit për të bërë të pavleshëm mandatin tim. Kjo është një betejë që më shumë se politikë ka të bëjë me dinjitetin personal të votuesve të Vlorës dhe komunitetit Çam që më ka mbështetur për të cilën detyrohem ta ndjek këtë çështje deri në fund në rrugë ligjore për të zbardhur të vërtetën. Mandati im nuk është i KQZ dhe as i lojërave politike, por i votuesve të Vlorës.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej