Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Veliaj: Në shkurt hapim projektin për ndërtimin e 20 shkollave

Nga Klodiana 0

Bashkia e Tiranës brenda vitit 2017 do të nisë ndërtimi i 20 shkollave të reja në Tiranë.

Krybashkiaku Erion Veliaj u shpreh se në bashkëpunim me qeverinë në 13 shkurt do të hapet projekti për 20 shkollat e reja.

Rreth datës 13 shkurt do të hapim projektin e 20 shkollave në bashkëpunim me qeverinë. Ndërtimi i shkollave të reja do të shmang klasat me dy turne. Në Tiranë do të marrë fund mësimi me dy turne”,  tha Veliaj.

Gjithashtu Veliaj u shpreh se nuk do të kemi kurrë trafikun perfekt, por ndryshimi tani është si dita me natën.

Të gjithë autobsuët e Tiranës duke filluar nga ky muaj do të kenë instalimin me GPS, do të ketë inspektime, edhe nga unë personalisht për të dituar shpejtësinë dhe manovrën” tha Veliaj

Veliaj ka theksuar se projekti i fasadave do të vazhdojë pasi qyteti ka nevojë edhe për hijeshi dhe estetikë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>