Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Veliaj liron nga detyra Administratorët e Njësive 2, 8, 11 & Berzhitë

Nga Klodiana 0

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka liruar nga detyra katër administratorë të Njësive Bashkiake.

Bëhet me dije se vendimi ka ardhur pas refuzimit të LSI për të mbështetur projektet e Bashkisë së Tiranës në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Kryebashkiaku ka falenderuar katër administratorët e LSI për kontributin dy vjeçar në Bashki.

Veliaj ka vlerësuar edhe dy këshilltarët e opozitës, të cilët sot bashkuan votat me shumicën duke bërë të mundur miratimin e projektvendimeve të rendit të ditës.

“Mirënjohje për dy këshilltarët e opozitës, votuan qytetin mbi partitë”, u shpreh Veliaj gjatë takimit me administratorët e katër njësive, të cilëve iu komunikoi largimin nga detyra.

Administratorët e larguar

Njësia 2 – Elez Gjoza

Njësia 8 – Erjon Xhafa

Njësia 11 – Gentian Arapi

Bërzhitë – Refik Velia

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej