Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Vasili: Retorika t’i zërë vendin vullnetit për zbatim të reformës

Nga Skenderi 0

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili është shprehur se ka ardhur koha që retorika politike ti zërë vendin një etape të re, atë të vullnetit për të bërë të zbatueshme reformën në drejtësi.  Në fjalën e tij në Kuvend, Vasili tha se themelet e reformës u hodhën me miratimin me konsensus të plotë mbrëmjen e 21-22 korrikut.

Vasili: “Ai konsensus dhe ai vullnet i gjerë është një imponim themelor pasi bazat, themelet e reformimit të drejtësisë u hodhën atë natë dhe asgjë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të zhbëhet, gjithçka e fiksuar në kushtetutë”.

“Retorikat janë shpenzuar boll. Kemi hyrë në një etapë të re dhe kjo është një bindje e pandryshueshme, vullnetin e retorikës duhet ta zerë vendin vullneti për të zbatuar reformën. Nuk kemi kë të bindim më”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej